Monumenti i Pretash Zekės

 Shkruan Dr. Lukė Gjokaj 

Kėsaj verė, nė Kojė, nė Malėsi u organizua njė manifestim i veēanėt, njė pėrkujtim historik kushtuar Pretash Zekės, burrė dhe fisnik i njohur malėsor i shekulit tė kaluar.

Familja e tij, Ulajt, shumica e tė cilėve jetojnė nė Nju Jork, Amerikė, ishte pėrgatitur shumė muaj mė parė qė ky manifestim pėrkujtimor tė jetė sa mė madhėshtorė. Sipas dėshirės sė tyre dhe nėn kujdesin e  artistit akademik Gjelosh Gjokaj, ėshtė punuar busti i kėtij fisniku, vepėr e skulptorit Pierin Kolnikaj nga Tirana. Njė vepėr e tillė monumentale padyshim, ėshtė ndėr tė parat nė Malėsi, prandaj edhe interesimi i njerėzve pėr tė marrė pjesė nė pėrurimin e kėtij monumenti ishte i madh.

Atė ditė, mė 22 gusht 2004, edhepse ishte vapė dhe nxehtė, kisha e Kojės dhe oborri i saj ishin tė vogla pėr tė gjithė ata njerėz qė vinin nga ēdo anė. Kishte nga Kosova, nga Ulqini, por shumica ishin nga diaspora jonė nė Amerikė. Fitoje pėshtypjen se ky vend  dhe kjo famulli kurrė nuk ka pasė  kaq shumė njerėz dhe kaq shumė besimtarė.  Manifestimi filloi me Meshėn  solemne e memoriale  pėrkushtuar ditės sė dielė dhe  Pretash Zekės, tė cilėn e celebroi imzot Zef Gashi dhe patėr Pashku Gojēaj. Pastaj u rreshtuan folėsit e rastit tė cilėt i prezentoi Masho Uli. Veē atyre qė morėn fjalėn me kėtė rast, Pjetėr Gorvokaj, Fran Camaj, Martin Berishaj, Xhemal Nikaj, Lukė Gjokaj, Pjetėr Ivezaj, Dedė Dedvukaj, pati edhe shumė tė tjerė qė donin tė paraqiten nė kėtė eulogji dhe nė kėtė inagurim. 

Pretash Zeka lindi nė Kojė (1882-1962), nė familje bujare dhe me tradita tė lashta  kombėtare. Ishte familje tė thuash aristokrate qė trashigonin titullin fisnik – Bajraktar, shumė breza mė parė. Disa vite  para se tė lindte Pretashi, Koja dhe Trieshi nuk ishin mė pjesė e tėrėsisė Shqiptare dhe e  Perandorisė Osmane, por nėn Mal tė Zi. Megjithatė, kėtė titull – Bajraktar, e respektonin dhe e admironin jo vetėm tė gjithė malėsorėt, por edhe qeveria e atėhershme e Mali tė Zi edhepse ishte titull qė i takonte sistemit tė Perandorisė Osmane.

Pretash Zekėn e bėri tė lavdishėm dhe emrin e tij tė pėrjetshėm, organizimi dhe pjesėmarrja e tij  me burrat e Kojės nė Kryengritjen e Malėsisė, nė prill me 1911. Ai sė bashku me bashkėluftarėt e Kojas sulmuan dhe  qėndruan stoik derisa e shporrėn armikun nga fortifikimet e tij shekullore. Pėr kėtė fitore dhe pėr kėtė lavdi e dhanė  jetėn  djemtė mė tė mirė  tė Kojės; atė ditė u flijuan Doka, Marashi, Gjeti, Caku, Kola, Toma dhe Gjetoja.  Edhe gjatė Luftės sė Dytė Botnore, Pretashi u dallua  pėr qėndrimet atdhetare dhe liridashėse.

Pas mbarimit tė fjalimeve, tė gjithė pjesėmarrėsit u afruan pranė  pėrmendores sė Prėtash Zekės, tė cilin e zbuloi akademik Tomė Berisha, i cili, ndėr tė tjera, tha: “Kėta burra, kėta dėshmorė qė kanė dhėnė jetėn pėr liri, kanė dhėnė gjanė ma tė shtrejtė - jetėn e vetė. Dėshmorėt tanė nuk vdesin. Ata janė gjithmonė me ne, sepse ende nuk kemi krye punė. Ata jetojnė diku nė Galaksi me tė gjithė dėshmorė tjerė... Duhet  t’u jemi mirėnjohės dhe t’i falenderojmė dėshmorėt sepse ata na mėsojnė dhe i kemi shembull se si duhet tė punojmė  dhe vazhdojmė.. Nderimi i dėshmorėve asht nderimi i kombit”. Ne sot kėtu,  jo vetėm se nderojmė Prėtash Zekėn dhe  bashkėluftarėt e tij  kojas, qė ranė pėr  liri por: “Neve sot nderojmė dėshmorėt e kombit” shtoi nė pėrfunim z. Tomė Berisha. 

Nė mbarim tė kėsaj ceremonie, nė njė livadh pitoresk, pranė shtėpisė sė Ulajve, pėr tė gjithė pjesėmarrėsit u shtrua sofra e begatėshme me ushqime tė llojllojshme,  ku dominonin specialitetet kulinare baritore dhe i argėtoi kėngėtari Nikoll Nikprelaj, deri nė orėt e vona tė mbramjes                                          

Edhe sot  familja e Prėtash Zekės vazhdon tė jetė bujare, dinjitoze dhe dashamirėse e  vendit dhe e Malėsisė. Edhepse kanė mundėsi tė shpėrgulen nė Nju Jork, Detroit ose vende tjera tė Amerikės, ata (Gjoku, Gjeka dhe krahu i tij) janė tė vendosur tė vazhdojnė jetėn nė Kojė, nė tokėn e tė parėve tė tyre, qė i kanė fituar e ruajt me shumė gjak e djerės bez pas brezit. Kjo ėshtė qėndresė dhe durim tradicional i malėsorėve, qė padyshim duhet tė jetė shembull edhe pėr familjet tjera malėsore.          Tuz, shtator 2004.


E keqja tė turpėron, e mira tė lartėson (menēuri shqiptare). 
Ėshtė mė lehtė tė luftosh pėr parimet, sesa t'u bindesh atyre (Alfred Adler).
Zgjodhi Nikė Palkola, prej Kllezne, Ulqin, tash nė Njujork, Amerikė.