Veshjet shqiptare tė Ulqinit e Tivarit

 

Shkruan Shpresa Siqeca, Prishtinė

 

Kėtu synojmė tė paraqesim nė mėnyrė pėrmbledhėse veshjet e Ulqinit dhe tė Tivarit me rrethe nė shekullin XIX e nė fillim tė shekullit XX. Pėr hartimin e kėtij punimi kemi bėrė hulumtime nė Ulqin, nė Krajė (komuna e Tivarit), nė Anėn e Malit dhe nė Breg tė Bunės.

Nė shekullin II p.e.r. Ulqini ishte qendėr e shtetit iril. Mė vonė, gjatė mesjetės, kaloi nėn sundimin e slavėve, tė venedikasėve dhe tė turqve. Nė Tivar me rrethe kryesisht janė punuar brenda ekonomisė familjare.

I.1.Veshje burri me fustanellė

Sipas tė dhėnave gojore dhe gravurave tė kohės, nė Ulqin, nė Anėn e Malit dhe Krajė fustanellat janė pėrdorur nė shekullin XIX gjer nė fillim tė shekullit XX. Ato kanė qenė nė pėrdorim nė kėto treva para veshjes me tirq. “nė ēerekun e parė tė shekullit XX, krahas daljes graduale tė kostumit me fustanellė nga pėrdorimi, njė tjetėr veshje burrash, qė i pati kapėrcyer mjaft kufijtė e zonave ku mbahej me parė (Shqipėria Verilindore e Kosova) ishte kostumi me tirq tė bardhė ose tė zinj”.

2.Veshje burri me tirq

Nė Ulqin e Tivar me rrethe veshje e burrit me tirq ėshtė shėnuar nė fund tė shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX. Ajo i takonte variantit tė veshjes sė Malėsisė sė Mbishkodrės. Veshja ishte e njejtė si nė Krajė ashtu edhe Anėn e Malit. Kėmisha qepej prej pėlhure tė bardhė pambuku. Tirqit dhe xhamadani qepeshin prej zhguni tė bardhė. “Tirqit zbukuroheshin anės sė tė qepurave dhe reth xhepave e shkekave me gajtan tė zi ose tė bardhė”. Brezi endej prej leshi, me vija pėr sė gjati. Burrat vishin ēorapė leshi e opinga lėkure. Nė kokė vinin qeleshe tė rafshtė. Nė motė tė lig, krahėve hidhnin strukėn, e cila u hoq nga pėrdorimi nė fund tė shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX.

3.Veshje burri me brekushe

Kjo veshje pėrdorej nė Ulqin, nė Krajė, nė Anėn e Malit e nė Breg tė Bunės, tė bregabunasit. Veshja kryesisht pėrdorej verės. Kėmisha qepej prej pėlhure tė bardhė pambuku. Brekushet (apo “brakeshat”- si u thoshin nė kėto anė) ishin prej pambuku e mė vonė prej kambriku tė bardhė. Brezi endej me vija pėr sė gjati me shumė ngjyra. Mbi kėmishė veshin xhamadan e mitan. Qeleshja ishte nė formė gjysmėsferike. Prej stolive pėrdornin qostekė me orė; unaza etj.

4.Veshje burri me shallvare

Nė mesin e shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX, ulqinakėt vishnin shallvare “Brendavekė” tė kaltėr tė mbyllėt. Vishnin edhe “binishin”, i cili ishte i gjatė deri pėrfundi gjunjėve, dhe qyrkun. Nė kokė vinin fesin e kuq me xhufkė tė madhe tė kaltėr tė mbyllėt. Prej stolive pėrdornin ēibuk, orė..

II.1.Veshja e femrave ulqinake

Nuset dhe gratė e reja vishnin dimi prej mėndafshi, me kėmbėza prej kadifeje. Kėmisha dhe brezi ishin gjithashtu prej mėndafshi. Xhamadani qepej prej kadifeje dhe qėndisej me margaritar. Ato vinin mitan “anteri”, binish.. Nuset vinin nė kokė kapele “hilallėk” tė zbukuruar me margaritarė, vathė.. Kur dilnin, vishnin tallaganin, tė cilin e quanin “kapotė”, ndėrsa fytyrėn e mbulonin me peēe tė zezė “byrde”. Tallagani ishte prej zhgunji ngjyrė kafe tė errėt. Ai kishte mėndė tė gjata deri mbi llerė dhe kapole nė formė katrore. Nė fund tė kapakėve dhe tė shpinės ishte i qėndisur me gjilpėrė, me fije leshi ngjyrė natyrore. Zbukurimet ishin nė formė tė vijave, tė rrathėve tė vegjėl dhe tė gjysmėrrathėve.

2.Veshja e femrave zadrimore “bregacore”

Kjo veshje kryesisht pėrdorej te femrat katolike nė fshatin Shėn Gjergj dhe nė fshatra tė tjera tė Bregut tė Bunės. Nuset vishnin kėmishė tė mėndafshtė e pėrparėse dhe nė ije vinin shami. Mbi kėmishė vishnin gunėn “koret-in” me pala, tė qepur prej shajaku kuq e zi. Mbi koret vishnin xhamadanin e shkurtėr e mbi tė mėngoren. Nė kokė vinin marhamė tė bardhė. Ato vinin shumė stoli rreth qafės, kraharorit e duarve. Gratė e reja vishnin kėmish, e cila ishte shumė e qėndisur rreth kraharorit. Mesi dhe rrethi i mėngėve ishin tė punuara me dantellė, ndėrsa skajeve ishin tė qėndisura. Ato vishnin mbėshtjellėse prej pėlhure tė zezė  e tė hollė  leshi me pala tė dendura, boēe tė kuqe, jelek tė kuq.. Nė kokė vinin rizė tė verdhė, tė endur prej mendafshi.

3.Veshja e femrave tė Malėsisė sė Madhe-“malėsoreve”

Kjo veshje pėrdorej sidomos nė Shtoj dhe nė fshatra tė tjera buzė liqenit tė Shkodrės. Xhubletat e grave punoheshin prej rripave tė zhgunjit, prej spiku dhe prej kadifeje tė zezė. Tė xhubleta dhe brezi prej lėkure paraqitej shqiponja nė formė natyrore ose e stilizuar. Veshjen e shoqėronin kėmisha, mitani, pėshtjellaku, brezi, ēorapėt, opingat, shamia, takija (“kapica”) dhe stolitė e tjera pėr zbukurim. Xhubleta e grave tė Malėsisė sė Madhe, si vėrejti F.Nopcsa, “na del qė te njė figurė prej dheu e periodės neolitike”.

4.Veshje e femrave krajane

Nė Krajė gjejmė dy variante tė veshjes sė femrave. Njėra pėrdoret nga femrat katolike, ndėrsa tjetra nga femrat myslimane.

a)Veshja e femrave katolike tė Krajės

Kėto veshje janė hulumtuar nė Shestan, nė Ljare dhe nė Thtjan. Veshja dimėrore pėrbėhej nga kėmisha e bardhė, pėrparėsja “boēja”, guna “zhgunji”, xhamadani prej zhgunji.. Pėrparėsja “boēe” ishte me katrorė me ngjyrė tė kuqe dhe tė bardhė. Guna “zhgunji” endej nė vek prej zhgunji tė bardhė. Ajo zbukurohej me gajtanė shumėngjyrėsh. Nė pjesėn e pėrparme, xhamadani kishte nga dhjetė sumbulla prej argjendi, tė punuara me teknikėn e petėzimit dhe me filigran. Nė shpinėn e xhamadanit, paraqitej motivi i skematizuar i gjarprit nė formė tė spirales si dhe motivi i rrathėve. Nė zbukurime mbizotėronte motivi i trekėndėshave. Nė bel vinin brezin prej leshi. Nė kokė vinin “kėrshet-in” dhe tri “tufa” prej mendafshi, tė cilat kapėshin me njė “gjysmėshami” tė kuqe, mbi tė cilėn vinin shamin e bardhė.

b)Veshja e femrave myslimane tė Krajės

Kėrkimet etnologjike pėr kėtė veshje janė bėrė nė Kėshtenjė, nė Arbėresh dhe Ostros. Nuset dhe gratė e reja vishnin kėmishė tė bardhė. Rreth hapjes sė krahėrorit, vishnin gjykėsoren “grykėn” prej pėlhure tė bardhė. Pėrparėsja “boēja” ishte prej pambuku, me vija tė gjera vertikale. Nė bel vinin brezin e ngushtė. Mbi kėmishė vishnin xhamadan tė zi ose tė kaltėr, anteri e xhybe, vishnin ēorapė pambuku dhe kėpucė. Nė kokė, nė pjesėn e pėrparmė, gratė vinin “kordele” tė qėndisur, ndėrsa flokėt i mbulonin me degėrmi tė bardhė. Ato pėrdornin “dallfeste” (este me florinj), vathė, unaza, margaritarė, gjrdanė me rende monedhash..

5.Veshja e femrave tė Anės sė Malit

Hulumtimet pėr kėtė veshje janė bėrė nė Katėrkollė, Kllezėn, Millė e nė Sukubinė. Nuset dhe gratė e reja vishnin kėmishė tė endur prej pambuku dhe brekė me kėmbėza tė punuara me dantellė. Pėrparėsja “boēja” endej me vija tarshėse tė ndryshme, brezi ishte i ngushtė. Nė pėrparėse e breza paraqiteshin motive tė skematizuara tė gjarpėrit. Ato vishnin xhamadan tė zi. Nė dimėr pėrdornin xhokėn prej zhgunji. Kur dilnin jashtė shtėpisė, vishin ferexhe “ēarēaf” me peēe. Nė kokė vinin dy shami. Shamitė ishin tė bardha, rozer, tė kuqe e sidomos tė verdha.

Pėrfundim

Nė fund tė shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX, nė Ulqin dhe Tivar me rrethe, pėrdoreshin rreth tetė tipe veshjesh, tė cilat punoheshin nė shtėpi, ndėrsa disa pjesė bliheshin tė gatshme ose silleshin nga jashtė. Vajza e fejuar kryesisht vetė e pėrgatiste pajėn. Gratė fshatare endnin pėlhura prej leshi dhe i qepnin me dorė kostumet. Nė veshje, sidomos nė ato fshatare, dominonin elemente shqiptare me prejardhje ilire apo iliro-trake. Ndikime orientale vėreheshin nė “brendavekė” burrash e grash tė Ulqinit, nė ferexhe me peēe, nė terminologji (tė disa fjalė).. Ndėrkaq, disa stoli tė Shestanit nė shpinėn e xhubletės dhe nė xhamadanet, pėrparėset e stolitė bregacore, paraqitet motivi i kryqit-simbol i jetės dhe i dritės. Pėr shkak tė afėrsisė martesore, vėrehet ndikimi i veshjeve dhe i stolive shkodrane nė veshjen bregacore dhe tė asaj tė
Shestanit. Qė nė fillim tė shekllit XX, janė zhdukur nga pėrdorimi i pėrditshėm brendavekėt e burrave tė Ulqinit, brekushet, tirqit, koreti, mbėshtjellėsja e xhubleta, tė cilat u zėvėndėsuan me veshje europiane. Sot, veshjen kombėtare e pėrdorin gratė nė Krajė e nė Anė tė Malit, ndėrsa nė raste solemne, siē ėshtė dasma, pėrdoren edhe veshje tė tjera.


Nji fjalė t' nxjerr, nji fjalė t'bjerr (Malėsia e Madhe).

Aj qi knon, keq s'menon (popullore).

Ma mirė nji mik se nji ēiflik (popullore).

Kurrkush s'mund tė kėnaq krejt botėn dhe babanė 
(La Fontaine). 

Mos u korit me ēka ke, se s'korite me ēka s'ke 
(Malėsia, tregoi Gjekė Gjonaj).