Papėt e gjakut shqiptar

(Papėt ilirė, arbėrorė, shqiptarė; renditja kronologjike)

  

Shkruan Gjin Andrea Varfi

 

1.Shen Eleuteri papė prej Nikopolit tė Epirit (Preveza, nė jug tė Ēamėrisė ) martir; mban fronin papnor nė vitet 171-185. Festa e tij ėshtė mė 26 maj. Renditet i 14 nė listėn e papėve.Ėshtė i biri i Abondit tė Nikopolit.

Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol.XXVI:249; vol.XIII:779. Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqipėrise, Plejad 2004:80.
2.Shen Urbani I papė (prej I1irie) martir, mban fronin papnor nė vitet 222-230. Festa e tij ėshtė mė 25 maj. Renditet i 18 nė listėn e papėve.
Bibl. Enciclopedia italiana fondata da Giovanni Treccani, Roma 1949, vol.XXVI:249; vol.XXXIV:771.
Fan Stilian Noli, O Zot, shpėtoje Shqipėrine, nė Saint George Cathedral, Boston (USA) 1971.
3.Shen Kai papė (prej Salonė, Dalmaci) martir, mban fronin papnor nė vitet 283-296. Festa e tij ėshtė mė 22 prill. Renditet i 29 nė listėn e papėve.

Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma l949, vol.XXVI:249.

Zhan Klod Faveirial, Historia e Shqipėrise, Plejad  2004:90.
5.Papa Gjoni IV Dalmati (prej Ilirie), mban fronin papnor nė vitet 640-642. Renditet i 74 nė listėn e papėve.
Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol.XXVI:250; vol.XVII:252.
4.Papa Pali IV (Karafa) mban fronin papnor nė vitet 1555-1559. Renditet i 225 nė listėn e papėve. Gjatė kohės sė tij, mė 1555 botohet nė gjuhėn shqipe Meshari prej klerikut shqiptar Gjon Buzuku. Sot ndeshim njė fshat arbėresh tė Kalabrisė (nė Katanxaro) qė mban emrin Karafa.

Bibl. Enciclopedia italiane, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol.XXVI:250,236; vol.II:92; vol.VIII:930,927. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tirane 1985:136.
6.Papa Sisti V (Pereti), mban fronin papnor nė vitet 1585-1590. Renditet i 229 nė listėn e papėve. Familja Pereti emigroi nė Itali nga Krusheva (Boka e Kotorrit).
Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol.XXVI:251; vol.XXXI:923-924. Edith Durham, Brenga e Ballkanit, Tirane 1991:508.
7.Papa Klementi XI (Albani), mban fronin papnor nė vitet 1700-1721. Renditet i 245 nė listėn e papeve. Me urdhėrin e tij u mbajt Koncili i Arbėnit, mė 10 korrik 1703 nė Merkinje tė Lezhės; ku pėrveē tė tjerash u muar vendimi pėr hapjen e shkollave shqipe dhe pėr botimin e teksteve nė gjuhėn shqipe. Aktet e Koncilit tė Arbėnit u botuan nė shqip mė 1706. Familja Albani emigroi nga Arbėria nė Urbino (Itali), mė 1464. Mbiemri i tyre Laci  ndėrroi nė mbiemrin Albani.

Bibl. Enciclopedia italiana, fondata da G. Treccani, Roma 1949, vol.XXVJ:251; vol.X:572; vol.II:95. Fjalori enciklopedik shqiptar, Tirane 1985:585.

Mare nga Alb-Shkenca, Forumi Mbarėkombėtar i
Studjuesvet Shqiptarė (www.alb-shkenca.org).

 

E zgjodhi pėr botim  Dr Lukė Gjokaj, Tuz


At Mati Prenushi*

 

(nė gjykimin e tij nga komunistėt) tha:

 

Tash e disa shekuj na kanė ngulė ndėr

huj e na kanė varė n'konop ata qė nuk

deshten as fenė as kombin, por e kemi

thirrė vedin gjithmonė katolikė

shqiptarė tė Gjergj Kastriotit. Kemi

jetue gjithmonė me popullin si nė

luftė, si nė paqė. Nė luftė me turkun e

me shkjanė, sepse njani na mbante nė

robni e tjetri donte me na pėrpi.

Ndersa na nuk jena da kurr prej

popullit, por jena pėrpjekė me e

mėsue e me i dhanė atė kulturė qė ka

Evropa e mos me u dallue pėr keq prej

tė tjerėvet. Na kena hapė shkolla

shqiptate e nuk kemi dallue ndėr to as

katolikė as myslimanė, mjaft qė

populli shqiptar tė ecin nė rrugėn e

Zotit.

*Marrė nga Fjala, internet, sipas Eugjen Merlikės.

Zgjodhi Nikė Palkola, Kllezėn, Ulqin, tash nė

Nju-Jork, Amerikė.


 

Pleqtė e tė rinjt

 

Ankohet baba e nāna,

nuk isht djali tā nigue,

Duhet nusen m'e nigue,

S'e le mrāmān m'u afrue.

Pėr nji do ti me m'nigue,

Unė e ti bashkė me jetue,

Nuk t'kam ardhė pėr babė e nānė,

Se dhe t'mitė unė i kam lānė.

Nji mos do burrė me nigue

Unė prapė mrapa munj me shkue

Tregoi Hali Muratit-Bracaj, Pinē, tash Braticė,

Ulqin

Preēi Macit Preē Gjurit (1889-1944),

pej Lukiqit (Shestani Nalt), deri qi ka

dekė e ka bajtė qeleshen (plisin, ksulėn

pej leshit bardhė).

Tregoi Nika, i biri, nė Braticė, Ulqin. Shėnoi S.

Dobreci 22 prill 2003.

 


 

Nipi e gjyshi

 

-Gjysh, a i ke gjetur dhėmbėt? - pyet nipi

-Jo biri i gjyshit, ende nuk i kam gjetur.

-Atėherė ma ruaj kėtė ēokollatė! i thotė

nipi.


 

E pse fytyrėn me e nxi

 

N'nji katun n'Kosovė, ku ishin

grumullue shumė njerėz pėr nji vorrim,

njani, qi nuk ishte i ati katuni, pyeti

njerėzit e tubuem pėr nji njeri tė ati

katuni qi vepronte jo aq mirė n'kohėn e

pushtetit serb. Tė gjithė heshten, ja vunė

sytė nji plakut. Aj kqyri rrotull, kqyri

njeriun e panjothtun qi pyeti dhe tha:

Njanit i kish ardhė koha me dekė. Aj e

pa exhelin qi po afrohet dhe u sheh

n'oxhak. Exheli i tha: Ulu, ulu, e di ku

je. Kur kyj u ulė i pėrlyem me ēagjė,

exheli i tha: O njeri, me dekė se me

dekė, e pse fytyrėn me e nxi.

Njeriu qi nuk e shėnon vetveten, nuk e

shėnon as Zotin (tregoi Idrizi i Xhemal Hajdarit

Brahimit Mustafės-Gjoni, Selitė, Ana e Malit, Ulqin).