Pėrkujtojmė 600-vjetorit e lindjes tė

Gjergj Kastriotit Skėnderbeut

 

 

 

 

Ismail Kadare   

 

Portreti i Skėnderbeut                              

 

Si dritė e plotė ai shtjellej

Me re dhe erė mbi atdhe.

Njė emėr, Gjergj, e kish si diellin,

Tjetrin si hėnėn, Skėnderbe.

 

Dy brirė dhije kish mbi krye,

Emblemė e vjetėr e ēuditshme,

Sikur ta dinte qė mes brinjėve

Dy perandorė do tė godiste.

 

Njėzet e katėr luftra bėri.

Njėzet e katėr vdekje theu.

Ēka mangut linte ditėn Gjergji,

Plotėsonte natėn Skėnderbeu.

 

Pas vdekjet eshtrat iu ndanė,

Nė mijėra varre ato u shtrinė,

Gjithēka tė shumtė ai e pati.

Tė vetmen kish veē Shqipėrinė.

 

 

Naim Frashėri    

 

Skėnderbeu

 

Kėndo, ėngjėll, urtėsinė,

edhe mirėsinė,

Skėnderben’ e trimėrinė,

q’i dha Shqipėrisė dritė.

Tė lumtė goja, kėndona,

me gjuhė t’ėmblė si mjaltė,

Skėnderben’ e math tregona,

Trimnė burrė, Zotn’ e naltė.

Punėtė, qė ka punuar

Kordhėtari i vėrtetė,

Kombinė duke nderuar

dhe Shqipėrinė pėr jetė,

nga gjiri i Perėndisė

pa m’i sill nėr mėnt tė mija,

t’i ap dritė Shqipėrisė

nga shpirt’ i ndritshim i tija.

Engjėll i bukur, pa xbritmė,

Dhe me dritėt tė uruar

Shko pėrpara mej’ e ndritmė,

Tė shoh gjithė ē’kanė shkruar.

Qė kur ngrehu gjithėsinė

Zot i math e i vėrtetė,

ka bėrė dhe Shqipėrinė

e shqipėtarėt nė jetė.

 

 

Ali Podrimja  

 

 Skėnderbeu

 

Bėja rojė. Nuk e pashė,

Zbriti bjeshkės

Apo fushės erdh.

Nė krah kish njė shqiponjė,

Tė cilėn mes nesh

Na e la amanet.

 

Gjergj i Gjonit, mė thonė,

Po me thrasin edhe Skėnderbe

Kur hėna pėrgjaket.

 

Mori udhė larg e larg nami.

 

Bėja rojė. Nuk e pashė,

U ngjit bjeshkės

Apo rrjedhės sė lumit vajti.

 

Kohėve bredh dherave,

Thanė rri zgjuar nė kėshtjellė.

Unė besoj: Mbi kokė tė Njeriut

Dritė bėn Ai.

Krujė, 1971.

 

 

Fan Noli

 

Pėr Skėnderbeun

 

Skėnderbeu jetoi nė shek. XV. Ne jetojmė nė shek. XX. Ē’pėrfaqėson pėr ne Skėnderbeu, sot mbas pesė shekujsh? Ai ende jeton midis nesh. Problemi i tij pesėqind vjet mė parė ishte pikėrisht i njėjti problem qė kishim edhe ne nė Rilindjen Shqiptare: Davidi i rreckosur me njė hobe nė dorė qė lufton kundėr Goliathit tė armatosur gjer nė dhėmbė. Ai fitoi edhe ne fituam. Shqipėrinė e ēliruam me gjithė pengesat e mėdha qė ndeshėm.

Me 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skėnderbeut nė Vlorė dhe shpalli pavarėsinė shqiptare. Skėnderbeu ishte frymėzonjėsi ynė gjatė atyre viteve tė para e tė mundishme qė shoqėruan lindjen e Shqipėrisė. Skėnderbeu frymėzoi poetėt, historianėt, skulptorėt tanė. Ai po na frymėzon edhe sot e kėsaj dite. Ngandonjėherė pyes veten i habitur nėse mund tė ketė sot ndonjė njeri qė tė jetė po aq i gjallė sa Skėnderbeu.

 

Zgjodhėn prof. Dr Hysni Hoxha, Prishtinė, dhe

 

 

 

Llazar Siliqi 

 

Trim mbi trima

 

Trim mbi trima ai Gjergj-o Kastrioti

fuqi t’madhe qi m’i falka Zoti,

s’e djeg flaka e s’e djeg baroti!

Shpata e tij, tha, malin dyshė e ēanė,

me nji t’rame, nji ushtri pėrlanė...

ē’bėrtet sulltani i Turqisė,

Skėnderbeu me luaj t’Shqipnisė,

po lufton-o hypun maje kali,

s’e ndal lumi, s’e ndal det as mali,

gjith’ ushtin’ ma ēarti e ma faroi!

Lavd, o Gjergj, o Skėnderbe dragoi,

krahu yt ēdo ditė-o u forcoftė,

lavdit yt-o brez mbas brezi u kndoftė!