U pėrurua pllaka pėrkujtimore

Me rastin e kremtimit tė Ditės sė Ulqinit, mė 6 prill, u pėrurua pllaka pėrkujtimore kushtuar mikpritjes sė qytetarėve tė Komunės sė Uqlinit pėr tė dėbuarit kosovarė gjatė periudhės mars 1998 - qershor 1999. Pllakėn pėrkujtimore e zbuluan akademik Mark Krasniqi dhe kryetari i Komunės sė Ulqinit Skėnder Hoxha. -Nė ditėt e vėshtira njihet miku i vėrtetė, burrėria , zemėrgjerėsia, humanizmi dhe solidariteti i tij. Tė gjitha kėto i gjetėn dhe i gėzuan familjet e pėrndjekura kosovare nė mesin tuaj. Kėto janė fakte tė pamohueshme dhe me mirėnjohje do tė pėrkujtohen brez pas brezi, tha akademik M. Krasniqi. Nė kėtė manifestim morėn pjesė personalitete tė shquara politike e kulturore jo vetėm nga Mali i Zi, por edhe nga Kosova e Shqipėria.

(Buzukupress)

 


 

Fotoekspozita e Gazmend Ēitakut

Ky fotograf pėr herė tė parė u prezentua me rastin e festimit tė Ditės sė Ulqinit, mė 5 prill, nė bibliotekėn e Ulqinit me fotoekspozitėn "Ulqini dje dhe sot". Edhe pse ishte kjo fotoekspozita e tij e parė personale, la pėrshtypje tė mirė tek dashamirėt e fotografisė. I magjepsur me bukuritė e Ulqinit me mjeshtri artistike paraqiti pamjet e kėtij qyteti tė lashtė, qė nga koha e Kongresit tė Berlinit e deri sot. Pėrveē fotografive dokumentare mjaft tė bukura ishin edhe ato artistike, fotografitė e refugjatėve kosovarė tė cilėt qėndruan nė Ulqin gjatė vitit 1998 dhe 1999 dhe fotografitė e folklorit.

Pėr rėndėsinė e kėsaj ekspozite folėn Hajro Ulqinaku dhe mr. Maksut Haxhibrahimi.

(Buzukupress)


 

SOS - telefoni 085 421-650

Pėr femra dhe fėmijė, viktima tė dhunės nė familje dhe shoqėri, nė Ulqin SOS - telefoni mundėson qė tė thehet heshtja e shoqėrisė pėr dhunėn dhe heshtja e vetė viktimės, u mundėson femrave dhe fėmijėve qė tė dalin prej izolimit, tė kuptojnė qė nuk janė vetėm, qė nuk janė fajtor pėr dhunėn qė pėrjetojnė. SOS - telefoni 085 421- 650 ėshtė kujdestar ēdo ditė prej orės 17-21. Ēdo bisedė e zhvilluar me viktimėn mbetet sekrete dhe nuk keqpėrdorohet. Gjeni pėrkrahjen tuaj, mos nguroni, thirrni SOS - telefonin 085 421- 650. Gratė dhe fėmijėt kanė tė drejtė tė jetojnė jetėn pa dhunė.

(Buzukupress)