prof. dr. Ruzhdi Ushaku

MISTERET E MALIT TĖ SUMĖS

Panoramė e malit tė SumėsNuk e di ē’mė shtyri nė njė mėngjes veror tė gushtit tė vitit 2001, qė  me disa miq tė mi tė ngjitem Malit tė Sumės, kur pritej, si zakonisht, njė ditė e nxehtė e pėrcėlluese. Ishte kjo njė dėshirė, fuqi magjepse, kėrshėri qė mė tėrheqte qė tė lidhja disi kujtimet e mia tė para 44 vjetėve, kur nė moshėn rinore, si mėsues nė kėtė anė pata vizituar gėrmadhat e njė kėshtjelle nė maje tė kėtij mali tė ēuditshėm i cili disi qėndron krenar mes realitetit historik dhe ngjarjeve legjendare. Aventura ime ishte vėrtetė e ēudit-shme, jo e peshuar mirė me fuqinė time fizike por e nxitur fort nga pjekuria dhe kėrshėria intelektuale e shkencore pėr tė depėrtuar mė thellė shpirtėrisht, fizikisht dhe shkencėrisht nė misteret e Malit tė Sumės. Ekspeditės i printe njė udhėrrėfyes vendės, njė djalosh "alpinist" dhe gjuetar tė cilin e lidhte nė mėnyrė tė ēuditshme edhe emri familjar Suma me emrin e Malit apo fshatit omonim. Ekipin e pėrbėnte njė mjek, intelektual dhe shkencėtar i njohur i kėsaj ane, biri i tij nga Kanadaja i martuar me njė femėr tė huaj tė cilėn e tėrhiqte dėshira dhe kureshtja pėr trevėn e vendlindjes sė bashkėshortit. Kjo zonjė e re, nga njė vend i largėt, i qėndroi me stoicizėm sprovės sė ngjitjes dhe zbritjes nga ky mal i lartė rreth 500 metra, por qė duheshin tė pushtoheshin me zigzake tė shumta nėpėr shkurre e shkėmbinje ku mund t’i thenin kėmbėt edhe dhitė e egra tė cilat si duket nuk ishin zotuar tė ngjiten nė maje tė kėtij mali tė shkretė dhe e kishin braktisur njėherė e pėrgjithmonė kėtė vend tė rrezikshėm dhe jomikpritės. Vėshtirėsitė e ngjitjes ishin tė mėdha sepse, siē pohoi edhe udhėrrėfyesi ynė i cili ēante kohė pas kohe shkurret me kėmesėn e tij, njė farė rruge mė e sigurtė dhe mė e shkurtėr qė ishte dikur kishte humbur nėn mėshirėn e kohės dhe nė mungesėn e bagėtive qė dikur nė mėnyrė instinktive e ēelshin shtegun tė paktėn nė brezin e poshtėm tė malit ku kishte shkurre pėr kullotė. Ishte kjo arsyeja qė udhėtimi i cili kėtu e dyzet vjet mė parė pat zgjatur nė njė drejtim rreth njė ore, kėsaj rradhe zgjati mbi dy orė. Nė maje tė malit arritėm mė nė fund te mbeturinat gati tė zhdukura tė gėr-madhės sė njė kėshtjelle e cila gjatė vizitės sime tė mėhershme ishin mė tė dukshme, mė impozante, por ku katėr dekada kishin shlyer mjaft gjurmė dhe gati e kishin shkrirė me njė mimikri natyrore, konfiguracionin e majes sė malit me themelin e fundit. Sikur natyra dhe koha ishin kujdesur ta fshinin pėrgjithmonė gjurmėn historike nga e cila do tė mbetej vetėm legjenda pėr gjeneratat qė vijnė. Por ē’e do kur kėrshėria profesionale e intelektuale dhe njė guxim i cili vėshtirė se mund tė pėrsėritet edhe njėherė, nuk lejoi qė kjo gėrmadhė tė shkrihet nė legjendė nebuloze, tė paktėn sipėrfaqėsore ashtu siē jemi shpesh tė prirur t’i kuptojmė dhe pėrjetojmė legjendat dhe gojėdhėnat. Duke mėnjanuar sadopak barin dhe shkurret qė iu kishin futur pėr  themel kėshtjellės sė dikurshme dhe sikur donin qė ta rrėnonin definitivisht nga faqja e dheut dhe kujtesa, nisėn tė qitnin krye konturat e murit rrethues tė gjerė rreth l metre, gjurmėt e njė saranxhe, gurėt e disa kthinave tė shembura deri nė themel dhe fragmentet e tjegullave, dėshmi kėto tė pamohueshme tė veprės sė njeriut me njė prejardhje dhe histori tė padefinuar saktėsisht, por jo edhe tė ēveshur nga hipotezat dhe legjendat inspirative, gjithsesi jo krejt fiktive dhe tė pabaza. Derisa miqėt e mi bėnin fotografi pėr amshim, qoftė tė konturave tė mbetura tė fortesės qoftė tė panoramės madhėshtore qė shtrihej prej majes sė malit nė hapėsirėn e Liqenit tė Shasit, Bunės dhe fshatrave pėrreth, mė kapluan disa pėrsiatje dhe kujtime qė i kisha lexuar aty kėtu pėr Malin e Sumės. Gojėdhėnat ishin tė llojllojshme dhe, kuptohet, nė versione tė ndryshme, prej atyre se kjo ishte njė fortifikatė apo pushimore pėr mbretėrit apo sunduesit ilirė tė kėsaj hapėsire, deri te legjenda sipas tė cilės kėtu u zu rob Shėn Gjon Vladimiri nga perandor Samuili. Nuk do mend se disa gjurmė tė kėsaj legjende gjejnė mbėshtetje nė faktin se sipas Kronikės sė Priftit tė Dioklesė dhe nė disa burime tė tjera thuhet se Vladimiri u zu rob nė njė vend afėr Tivarit dhe se pėr njė kronikė tė asaj kohe nuk mund tė pritet ndonjė saktėsim mė i madh gjeografik ku ka ndodhur kjo ngjarje. Sidoqoftė, Samuili mė vonė, apo dikush tjetėr  mė herėt, do tė ketė arritur tė zėnte rob ndonjė sundues i cili aty mund tė kishte qenė i strehuar qoftė pėr rekreacion qoftė pėr t’i shpėtuar armikut, por ėshtė e vėrtetė se nė kėtė pikė strategjike dhe tė papushtueshme njė tog i vogėl luftėtarėsh do tė mund t’i bėnte ballė njė fuqie shumėfish mė tė madhe ushtarake, pėrveē ndonjė depėrtimi mė tė lehtė me tradhėti qė ka mundur tė ndodhte. Bedeni megjithatė hesht. Hesht edhe mbeturina e saranxhės sė dimensioneve relativisht tė mėdha e punuar me gurė dhe gėlqere pėr rezervat e ujit tė domosdoshėm pėr jetė dhe ekzistencė nė kėtė vend me bukuri qė vret. Gėrmadha thua se pret qė tė ēvarroset nga ngujimi mijėvjeēar, por ende janė tė rrallė ata qė do tė mund t’i hynin kėsaj aventure tė vėshtirė dhe tė shtrenjtė. Mė rradhiten kujtime dhe asociacione se ky monument i lashtė i shndėrruar nė gėrmadhė gati tė padukshme, mund tė ketė shėrbyer nė kohė tė ndryshme pėr qėllime tė ndryshme dhe se kėta gurė, themele, kjo saranxhė, kėto fragmente tė tjegullave, po tė dinin tė flisnin do tė na tregonin pėr idila dashurie, pėrjetime frike e tmerri nė errėsirėn e netėve tė gjata dhe shekujve, nė ndėrrimin e stinėve me vapė dhe rrebeshe e rrufe qė shkrepnin qė nga antika perėnditė vendore. Historia pėr Vladimirin, qoftė kjo edhe si ngjarje e mėvonshme, mund tė jetė edhe si legjendė, mė e kapshme historikisht, dhe se fati i kėtij tė shenjti u lidh, pa marrė parasysh hipotezat dhe mendimet pėr prejardhjen e tij, me historinė e Kishės sė Shėn Mėrisė apo tė Zonjės sė Papėrlyer Krajės, me shkuarjen e tij nė Prespė dhe me vrasjen e tij me tradhti mė l016 nga Vladislavi, para dyerve tė kishės. Por ēka i shtyri epirotasit, siē ceket nė njė vend, qė mė 1215 t’i ēojnė arkivolet e Vladimirit dhe Kosarės Durrės e pastaj nė Elbasan ku gjenden edhe sot nė Manastirin e Shėn Gjonit? Kėtu duket se legjenda afrohet me ngjarjet historike pėr princ Shėn Gjon Vladimirin qė e nxiti piktorin shqiptar Konstantin Shpatarakun qė kujtesėn nė Shėn Gjon Vladimirin ta pėrjetėsojė nė shekullin XVIII nė ikonėn e kėtij tė shenjti. Mbetet qė legjenda pėr Vladimirin apo Shėn Gjon Vladimirin tė lexohet jo vetėm historikisht por edhe tė pėrjetohet intelektualisht e artistikisht. Nė disa burime thuhet se vendbanimi i sotėm i Katėrkollit, i quajtur dhe i shėnuar edhe me variantin tjetėr Vladimir (nė njė pakt tė vitit 1405 si Shėn Vladimir, krahas me Shėn Mėrinė nė luginėn e Romaneut, Rumisė), sipas tė gjitha gjasave; shėmim i redaktorit, duhet tė lidhet me po kėtė mal apo kėshtjellėn ku sipas legjendės ka jetuar njė kohė dhe ka qenė i robėruar Shėn Gjon Vladimiri. Mali nė fjalė njihet me emrin Mali i Sumės (Mali Sum’s), e pėr kėtė mal legjenda mbi Krojet e Sumės dhe sundimtarin i cili vriste ēdo tė ri i cili nuk mund t’i numronte saktėsisht sa kroje ka rrėzė Malit tė Sumės. Kėtė legjendė e pėrjetova nė mėnyrė tė veēantė kur pas zbritjes shumė tė vėshtirė nga ana veriperėndimore arritėm te Kroni i Sumės i cili gjendej afėr 3-4 shtėpive tė vetmuara. Kroni i Sumės, pėr ekipin dhe pėr mua, mund tė thuhet se ishte "Kroni i shpėtimit", sepse nė atė vapė qė na zuri, shishja e ujit qė e pinim nga njė gėrē sa pėr t’ i lagur buzėt, ishte gati e shterur. Nė jetėn time kurrė nuk kam pirė ujė mė tė mirė. Ajo pije hyjnore sikur mė solli prej agonisė nė jetė. Do tė  thonte dikush se ashtu mė ėshtė dukur sepse isha i lodhur, i raskapirut dhe i etshėm, por jo. Nuk dija tė ngopesha me atė freski e shije dhe nuk mė rėndonte aspak pesha e tre katėr litrave qė i piva me intervale; nė njė burim mė tej, kur sėrish me kapi etja, uji qė piva ishte krejtėsisht me shije tjetėr. Nuk mė habit se ky krua kryesor e kishte marrė emrin Kroni i Sumės, sepse ai ishte eliksir i  vėrtetė pėr ēdo kalimtar, pėr banorėt e kėtyre tre katėr shtėpive nė afėrsi, tė cilat nė kėtė tokė pėrcėlluese dhe natyrė mjaft tė vrazhdė tė tokės arbėrore ishte burim i jetės, burim hyjnor. Duke iu afruar ngadalė rrėzės sė Malit ku i kishim parkuar veturat, mendoja si nė ėndėrr nė toponime e emra familjarė qė ishin rrėnjosur dhe dėshmuar historikisht nė mesjetė si ata Suma, e mė konkretisht fshati Suma nė veri tė Bunės, si dhe Dhimitėr Suma i cili me vojvodė Bogojen nė vitin l332 qėndroi nė krye tė kryengritjes kundėr mbretit Dushan, pra mu nė vitin historik kur Brokardi Tivar, pra jo shumė larg Malit tė Sumės, dėshmon paradoksalisht se shqiptarėt kishin librat e tyre qė i shkruanin me gėrma latine, e ku pėr fat tė keq nuk gjetėm, tė paktėn deri mė sot, asnjė gėrrithje shkrimi nė gėrmadhat e fortesės sė Malit tė Sumės. Zinxhiri i kėtij emri familjar vazhdon nė rrjedhat e kohės edhe nė vitin 1425 mė emrin e familjes bujare Suma, e me kėtė emėr familjar quhej edhe njė peshkop i Lezhės nė vitin 1426. Nė vazhdim, nė vitin 1816 pėrmendet njė tregtar shkodran me emėr Antun Summa nė veloren "S. Nicolo" ku ishte kapiten i quajturi Jusuf Jakov Nicov. Edhe nė Ulqin, sipas disa shėnimeve, deri nė fillim tė shekullit XX, ka jetuar familja e pasur Suma (Summa), ndoshta me ndonjė lidhje me atė tė Dhimitėr Sumės. Ky emėr familjar Summa ka qenė i pėrhapur edhe gjatė mesjetės: nė Drisht dhe nė Tuz mė 1330 prmendet edhe Pjetėr Suma kurse nė fillim tė shekullit XVII njė fshat nė Anė tė Malit njihet me emrin Suma (Summa), apo shtėpia e famshme e Sumės nė gadishullin e Sukės Ulqin, ku qėndroi disa ditė knjaz Nikolla, shtėpi kjo qė u pėrjetėsua nė disa fotografi tė vjetra. Hallkėn e zinxhirit tė kėtij emri familjar tė pashkėputur e kisha pranė meje, para meje, e kisha nė emrin familjar tė kėtij djaloshi bujar dhe tė shkathėt, i cili me durim e sukses tė plotė na ktheu shėndosh e mirė deri nė vendin kur para rreth 7 orėve ishim nisur pėr njė aventurė jo tė vogėl pėr tė kėrkuar gėrmadhat e kėshtjellės nė Malin e Sumės. U ndam pėrzemėrsisht prej kėtij djaloshi tė guximshėm me dėshirė dhe shpresė se do tė takohemi edhe ndonjėherė nė jetė, por sa mė  takon mua, kurrė mė nė njė aventurė tė tillė, sepse pėr diē tė tillė, mė nuk mbetet kohė as fuqi fizike. Ajo mund tė mbetet vetėm njė hallkė kujtimi apo nxitjeje qė dikush tjetėr nė njė kohė tė ardhme tė shėrbejė si hallkė kėrkimi tė misterit tė Malit tė Sumės, ashtu siē mbeti legjenda dhe dėshmitė onomastike me kėtė emėr impresiv por qė, duhet ta pranoj, e pėrjetoj me njė rrėqethje plot emocione dhe etje fizike pėr ta shuar nėn Kronin e Sumės dhe mallėngjim e etje shpirtėrore pėr tė mėsuar e ditur diē mė shumė pėr misterin e Malit tė Sumės.

 

Gjekė Gjoni

NĖNĖ E MBARĖ NJERĖZIMIT

Mė 5 shtator u mbushėn katėr vjet prej kur nė Kalkutė tė Indisė kaloi nė amshim  Nėna Tereze, e cila njėherėsh ishte nėnė e mbarė njerėzimit. Megjithatė, ajo mbeti e gjallė nė kujtime, nė zemrėn e popullit tonė, por edhe nė mbarė botėn, sepse vepra e saj ėshtė flijim pėr tė mirėn universale. Vepra e saj i dėshmon botės se nė mesin e tyre gjendet njė popull i vjetėr, me njė kulturė tė lashtė dhe veprimtari tė madhe. Dhe pikėrisht nga ky popull  rrjedh bija unike shqiptare- Nėna Tereze (Gonxhe Bojaxhiu). Kjo figurė e ndritshme me fisnikėrinė e shpirtit shqiptar i pushtoi zemrat e njerėzimit, pa dallim race, kombi apo besimi. Ishte simbol i amshuar dhe tokėsor i forcės hyjnore tė dashurisė sė njeriut pėr njeriun. Ajo njėherėsh ishte edhe nėnė e mbarė njerėzimit. Pėr njerėzimin mbarė, Nėna Tereze paraqiste njė vlerė ekumenike, kurse pėr ne shqiptarėt ajo ishte diēka mė shumė: ishte ishte njė vlerė etnike, frymė e trojeve tona, ishte e mbirė nga zermra e dheut tonė shekullor, ishte bijė e motėr e fisit tonė tė stėrlashtė. Me tė drejt mund tė pohojmė se ndėr personalitetet mė tė ndritura qė pati njerėzimi gjatė dy mijė vjetėve, e veēmas tė shekullit XX, ndėr ne shqiptarėt, nė veēanti, ėshtė figura e Gonxhe Bojxhiut-Nėnės Tereze .  Shqiptarėt pas Skėnderbeut, s'kishin figurė mė tė madhe.

U lind mė 1910 nė Shkup nė familje me dinjitet tė ēmuar kombėtar. I kishte prindėr, babanė Kolėn, nėnėn Drane  motrėn Age dhe vėllanė Lazėr. Nė moshėn 8 vjeēare i vdes babai nga helmi ( dyshohet) qė ia kishin pėrgatitur nė Beograd. Gjashtė vite mė vonė fillon shpėrndarja e familjes Bojaxhiu. Lazri vajti nė Austri, pėr tė mėsuar, prej nga kthehet nė Tiranė e mė pas vazhdoi jetėn nė Itali. Gjatė kohės sa ishte Lazri nė Tiranė (mė 1932) edhe nėna Drane me Agen, e cila kishte studiuar ekonominė, porse nė Tiranė punonte nė fillim si pėrkthyese, pastaj si spikere dhe gjithnjė, deri nė pension, anėtare e korit tė Radio Tiranės. Qė tė dyja (Dranja dhe Agėja) kanė vdekur nė Tiranė, ku edhe i kanė varret.

Rrethanat nė familje dhe edukata fetare e nxisin Gonxhe Bojaxhiun tė marrė rrugė tė gjatė, atė tė virgjėrisė.

Gonxhja qė nga viti 1928, kur ishte nisur nė rrugėn e misionares, nuk u pa mė me tė afėrmit. Qė atėherė kishte kaluar kanalin e Lamanshit dhe kishte arritur nė Irlandė, nė njė vendbanim qė quhej Rathfarnhaum, nė afėrsi tė Dablinit, ku ishte shtėpia amė e motrave, nė mesin e tė cilave Gonxhe Bojaxhiu do tė bėjė jetė me emrin Maria Tereze e Krishtit tė Vogėl. Njė vit mė vonė do tė arrijė nė Indi, nė Kalkutė, pėr tė filluar misionin qė do t'ia ngrisė emrin nė paharrim. Atje , nė tė njėjtėn kohė, u kushtohet edhe studimeve. Jep provime dhe bėhet profesoreshė e gjeografisė. Ajo pėr njėzet vjet rresht punoi me ditar nė dorė, pastaj edhe drejtoreshė e shkollės sė njohur " S. Mary's". Nė shtator tė vitit 1946 dėgjon thirrjen e perendisė pėr tė punuar me tė varfėrit. Me atė rast vendos tė largohet nga kuvendi, nga shoqėria e "Motrave tė Lorentos" pėr t'iu pėrkushtuar humanizmit, pėr t'u bėrė nėnė e tė varfėrve, e tė sėmurėve, pėr t'iu pėrkushtuar jetėsisht ndihmės atyre qė ishin tė lėnė rrugėve. Kalkuta ishte "oaza" mė e madhe e tė varfėrve, e tė sėmurėve. Nė mesin e tyre u gjend Nėna Tereze dhe nuk u nda kurrė nga ata.

Mė 1948 nė Kalkutė hap shkollėn e parė pėr tė varfėr, kurse njė vit mė vonė themelon rendin e Misionareve tė Mėshėrisė. Mandej merr hov zgjerimi i veprimtarisė sė saj, jo vetėm nė Indi, por nė tė gjitha viset e botės ku njerėzve u kanosej vdekja pėr shkak tė varfėrisė dhe sėmundjeve tė rrezikshme. Vetėm nė Indi hap 80 spitale, nga tė cilat pėr ēdo vit dalin plotėsisht tė shėruar afro 50.000 njerėz. Me kėso veprimesh ajo bėri aso mrrekullish qė nuk e kanė shembullin deri mė sot. Do tė duheshin mijėra faqe pėr tė shėnuar gjithė atė rrugė me mirėsi.

 Pėr veprėn madhore, pėr hirė tė urtėsisė dhe besnikėrisė Nėna Jonė Tereze u ftua shpesh edhe nė tribunat mė tė mėdha dhe tė rėndėsishme botėrore, si 40-vjetori i themelimit tė OKB-sė nė SHBA, mė 22 tetor 1985 e ftuar nga sekretari i atėhershėm zotėri Peres De Kuelar, i cili e paraqiti me kėto fjalė: "Sot kemi privilegjin tė llogarisim nė praninė e Gruas, vėrtetė mė tė fuqishme mbi tokė. Kjo nuk kėrkon fjalė, por kėrkon vepra. Kjo ėshtė e madhe, mė e madhe se tė gjithė ne sot, kjo ėshtė forca e botės, sepse jetėn e saj e lidhi me dashurinė njerėzore, me tė varfėrit, qė durojnė nga uria, qė ata tė mos vdesin, me tė braktisurit e tė harruarit e botės dhe me ata buzė varrit "

Veprimtaria e saj e pashoqe bėri qė Nėna Terezė tė shpėrblehet me dhuratat dhe ēmimet mė tė larta botėrore sa qė ėshtė vėshtirė tė numėrohen.

Mė 1962, nė prill, kryetari i shtetit tė Indisė, dr. Rajendra Prasali ia dorėzon dhuratėn "Shir Medal", nė gusht po tė njėjtit vit Qeveria e Filipineve ia dha shpėrblimin "Ramon Magsaja". Mė 1971, mė 6 janar nė Vatikan, Papa Pali VI ia dorėzoi dhuratėn  pėr paqe "Gjoni i 13-Samatari i mirė". Po tė njėjtin vit nė Nju-Jork e nderojnė  me dhuratėn ndėrkombėtare " Xhon Kenedi", me ē'rast nė tetor tė atij viti u bė edhe doktore nderi e Universitetit tė Uashingtonit.

JA SE ĒKA THANĖ AUTORITETET E

BOTĖS PĖR NĖNĖN TEREZE

Derisa i shprehėn nderim, autoritete tė botės, mes tjerash, thanė:

Papa Gjon Pali II- " Nėna Terezė ishte shembull i trans-formimit njerėzor tė dashurisė sė Zotit.

Bill Klinton- "Besimi i saj i pathyeshėm preku zemrat dhe jetėt e miliona njerėzve nė Indi, kėtu nė Amerikė dhe anekėnd botės"

Ronald Regan- "Disa njerėz shumė tė paktė nė numėr janė nė kuptimin e plotė tė fjalės qytetarė tė botės. E para prej tyre ėshtė Nėna Terezė.

Nelson Mendela-" Vdekja e murgeshės katolike do tė ndje-het shumė nė pėrpjekje pėr paqėn botėrore, dhe pėr t'u ardhur nė ndihmė nevojtarėve.

Toni Bler-" Nėna Terezė ua kushtoi tėrė jetėn e vetė tė var-fėrve tė botės, andaj shpirti i saj do tė rrojė si inspirim pėr tė gjithė ne"

De Kuelar- " Nėna Terezė ėshtė OKB. Ajo ėshtė paqja nė botė".

Mė 1972 u nderua nė Indi me mirėnjohjen "Nehru", kurse mė 1973, nga princi i Edinburgut, Filipi, nė praninė e mbretėreshės sė Anglisė, Elizabetės sė Dytė, iu dha mirėnjohja "Tempelton". Mė 1978 mori ēmimin "Balsam" nga qeveria italiane pėr humanitet, paqe dhe vėllazėrim nė mes popujve. Ndėrkaq, mė 1979, u shpėrblye me Ēmimin Nobel pėr paqe. Mė 1980 mori ēmimin mė tė lartė tė Indisė, mė 1983  u shpėrblye me Rendin e Meritorėve nga ana e Mbretėreshės sė Britanisė, Elizabeta. Mė 1985 i jepet dhurata "Medalja e Lirisė", qė njihet shpėrblimi mė i lartė civil nė SHBA, me qėllim tė caktuar, pėr themelimin e  557 shtėpive nė 126 shtetet e botės, pėr tė moshuarit, tė sėmurėt, tė pastrehė e tė uritur. Nė Shqipėri janė ndėrtuar 8 shtėpi tė tilla, kurse nė Kosovė 2.

Ajo u nderua edhe me shumė shpėrblime  e ēmime tė tjera.

Nėna Tereze dashurinė ndaj njerėzimit gjithmonė e ka shprehur me lutje pranė Atit tė Gjithpushtetshėm, duke iu drejtuar me kėto fjalė:

" Kudo tė jetė urrejtja, unė tė sjellė dashurinė.

Kudo tė jetė padrejtėsia, unė tė sjellė faljen.

Kudo tė jetė ngatėrresa, unė tė sjellė pajtimin.

Kudo tė jetė gabimi, unė tė sjellė tė vėrtetėn.

Kudo tė jetė dyshimi, unė tė sjellė besimin.

Kudo tė jetė dėshprimi, unė tė sjellė shpresėn.

Kudo tė jetė terri, unė tė sjellė dritėn.

Kudo tė jetė pikėllimi, unė tė sjellė gėzimin".

Nėna Tereze nuk ėshtė vetėm fytyrė e lavdishme  e kombit shqiptar, por nėnė e madhe e mbarė botės, Engjėll e Dashurisė dhe Ambasadore e Hyut. Andaj me respekt tė thellė dhe dashuri tė madhe do tė ruhet emri i saj nė mbarė rruzullin tokėsor.

 

Sima i Gjonit Nik`s

ILIRĖT

mbretėresha TeutaIliria ose Tokat e ilirėve, si thotė Herodoti 500 vjet para Krishtit, pėrfshijnė jug-perėndimin e Ballkanit, territorin prej detit Jon dhe Adriatikut, e nė brendėsi deri te lumi Sava, Morava Jugore dhe tė Vardari, veri-perėndimin e Greqisė (Epirin, deri te kanali i Korinthit). Ilirėt e populluan edhe jugun e Italisė (Legjenda: 9 tė ri dhe 9 virgjėresha erdhėn prej Ilirisė dhe krijuan 12 popuj nė Itali), si dhe rrethinėn e Venecisė sė sotme (Venetėt). Historianėt e kohės antike pėrmrndin shumė fise ilire; mė tė njohurit ishin Histrėt (nė Istėr tė sotme), Liburtnėt, Dalmatėt, Ardianėt, Labeatėt (rreth Liqenit tė Shkodrės, atėherė i thonin Liqeni i Labeatėve), Dokleatėt (nė veri-perėndim tė La-beatėve), Dardanėt, Pajonėt, Taulantėt, Molosėt, Thesprotėt. Zbulimet arkeologjike flasin pėr fillimin e krijimit tė etnosit ilir rreth vitit 2000 para Krishtit; bėhet integrimi gjuhėsor dhe kulturor i fiseve dhe zhvillohen veēoritė e pėrbashkta te tė gjithė ilirėve. Ilirėt ditėn tė organizojnė jetėn nė katunde dhe qytete. Ka shumė shkrime pėr burrninė, trimninė, guximin, solidaritetin, ndershmėrinė, atdhedashurinė e ilirėve, si tė meshkujve, ashtu edhe tė femrave. Ja se ēka Skymni (shek. I para Krishtit) shkruan nė vargje pėr ilirėt: Disa sish u binden pushtetit tė mbretėrve, disa tė tjerė monarkėve dhe njė palė vetėsundohen. Thonė se kėta i nderojnė perėnditė shumė, se janė tė drejtė dhe mikėpritės, se e duan jetėn shoqėrore dhe janė tė dhėnė mbas njė jete shumė tė hijshme. Ilirėt krijuan edhe shtetet e veta. Mė tė njohurat ishin Mbretėria e Ilirėve (ku hynin shumė fise), ajo e Dardanėve dhe e Epirit, tė cilat qėndruan 300 vjet e mė tepėr. Shtetet kishin ushtri tė organizuar mirė, si dhe diplomacinė. Kishin nė pėrdorim monedhat metalike (edhe tė argjendta). Ka dėshmi qė dhe mjekėsia ishte e mirė. Mbretėrit mė tė njohur ishin Agroni, Teuta, Bardhyli, Genti, si dhe Pirroja (e quanin edhe Burri, mbret i Epirit). Pirroja u hodh nė Itali mė 280 para Krishtit dhe e dridhi Mbretėrinė Romake. Mirėpo, Mbretėria Romake me kohė u fuqizua dhe filloi tė sulmojė tokat ilire (nė fillim tė shekullit II para Krishtit). U desh 60 vjet luftė dhe 150 vjet tjera qė ajo t'i nėnshtrojė Ilirėt. Mbretėria Ilire ra mė 170 para Krishtit, Epiri mė 167 p. Kr., Dardania mė 59 p. Kr dhe Federata e Dalmatėve mė 39-37 para Krishtit. Ushtria romake grabiti, dogji qytete ilire, vrau e shkretoi, mori skllavė ilirė. Tė pakėnaqur me  pushtetin romak, ilirėt ēuan krye mė 6 mbas Krishtit; nė ballė tė 200.000 luftarėve u vunė 3 prijėsa (dy Batot dhe Pinesi); Roma, atėherė e fuqishme, solli nė Iliri krejt ushtrinė qė kishte, por prapė u deshen 3 vjet pėr tė shtypur kryengritjen. Ilirėt, pėr t'i shpėtuar shfarosjes, e pranuan pushtetin dhe u integruan nė shoqėrin romake. Ata i dhanė Romės jo vetėm ushtarė tė guximshėm, por edhe komandantė ushtarakė, si dhe shumė mbretėr (p.sh. Diokleciani, Konstantini i Madh, Justiniani), poetė (Vergjili), piktorė (Onufri), pėrkthyesin e parė tė Biblės nė gjuhėn latine (Shėn Jeronimi). Ilirėt ndėr tė parėt filluan ta pranojnė fenė e krishterė (nė fillin tė shekullit I mbas Krishtit). Kur Mbretėria Romake filloi tė kalbet, si ajo e lindjes ashtu edhe e perėndimit, asaj iu qasen orditė barbare (gotėt, hunėt, avarėt, sllavėt). Kur u organizuan mirė, nė shekullin IV-VI mbas Krishtit, kėta i ranė kryq e tėrthor Ballkanit, plaēkiten e grabiten, dogjen e poqen, shkretuan e ēfarosen popullin shek. III para Krishtit  e shumė viseve. Pėveē sllavėve qė zunė vend nė Ballkan, nė shekullin VII, fiset tjera barbare u tėrhoqen. Pjesa mė e madhe e ilirėve u sllavizua, iku ose u ēfaros. Tokat ilire qė kishin pasur organizim shtetėror mė tė gjatė nė kohėn pararomake, diten mjaft mirė tė vetorganizohen kundėr sulmeve barbare; shkatėrrimet e dėmet qė pėsoi populli nuk ishin tė papėrmirėsueshme. Ėshtė interesant, qė kėto toka deri nė njė shkallė tė konsiderueshme pėrputhen me territoret ku sot jetojnė shqiptarėt. Nė kėto territore, edhe nė tė ardhmen u vazhdua organizimi i vetėmbrojtjes sė pavarur ose herė-herė gjysmė tė varur prej pushtetit bizantin tė dobėsuar; p.sh. u krijuan principatat e Durrėsit, Shkupit, Shkodrės, shteti Dioklea (Zeta), mė vonė shteti i Balshajve, shteti i Arbrit dhe nė fund shteti i Gjergj Kastriotit Skenderbegut, qė 25 vjet i pėrballoi sulmet e Turqve dhe mbrojti krejt Evropėn. Qė Ilirėt janė tė parėt e shqiptarėve e vėrtetojnė dėshmitė arkeologjike, historike, gjuhėsore, etnografike dhe gjeografike. Pra, kjo rranxė Ilire thotė qė Shqiptarėt janė mė tė moēmit nė Ballkan. Ptolemeu (shekulli II mbas Krishtit) pėrmend fisin Alban, qytetin Albanopolis dhe malin Albanon. Arbėr ose Arbėn, si shqiptarėt e quanin veten, u shėnua pėr herė tė parė mė 1040; tė kėtij burimi dhe tė kėsaj kohe duhet tė jenė emri i katundit Arbnesh nė Krajė dhe emri i shqiptarėve Arbreshė nė Itali, si dhe emėrtimet e tė tjerėve pėr shqiptarė; sllavėt i thirrnin Arbanasi (Arbanasi te Zadra, Zarė), grekėt - Arvanitė, turqit - Arnaut. Nė Mesjetė, nė kohėn e Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, pėr shqiptarėt u pėrdor edhe emri epirot.

 

Ali Gjeēbritaj

MONUMENT KULTUROR, HISTORIK E SHPIRTĖROR

Gėrmadhat e Kishės sė vjetėr Shėn Mėria e Krajės paraqesin njė monument historik tė rėndėsishėm pėr Krajėn dhe banorėt e saj. Ky tempull i lashtė ka njė histori tė bujshme, tė gjatė dhe mjaft interesante. Ėshtė e njohur qė ilirėt ishin ndėr popujt mė tė vjetėr tė Gadishullit Ballkanik. Kujtojmė kėtu se rreth Liqenit tė Shkodrės jetonin Labeatėt, fis i njohur ilir. Pra, ilirėt ishin banorėt e parė tė Diokles mesjetare. Ilirėt ishin popull biblik. Krishtėrimi mes tyre u pėrqafua dhe me tė madhe filloi tė organizohej, sidomos pas urdhėrit zyrtar, i njohur si Edikti i Milanos i vitit 313. Dėshmohet se Shkodra dhe Dioklea prej shekullit tė katėrt ishin seli arqipeshkvore, e qė kjo u reflektue edhe nė institualizimin e aktivitetėve fetarė edhe nė Krajė. Historikisht, dihet se sllavėt dhe avarėt nė Gadishullin Ballkanik erdhėn pėr herė tė parė nė shekullin VII. Nė luftrat me sllavėt dhe avarėt, deri mė pagėzimin e tyre nė shekullin IX-XI, u shembėn shumė institucione kishtare, e ndėr to edhe Kisha e Krajės. Kisha e Shėn Mėrisė nė KrajėNdarja e Kishės sė Krishterė, nė atė tė Lindjes dhe tė Perėndimit, u bė nė vitin 1054. Nė atė kohė, ngjarjet e ndryshme civilizuese u reflektuan edhe nė Kuvendin e Shėn  Mėrisėnė Krajė, e cila u ndėrtua nga murgu Pjetėr nė shekullin X, nė gėrmadhat e Kishės sė vjetėr. Veēanėrisht pėr Kishėn e Shėn Mėrisė ėshtė e lidhur legjenda e princit Gjon Vladimirit (Shėn Gjonit). Nė bazė tė tė dhėnave historike tejet tė pakėta serbe thuhet se ai na ishte princ serb, i cili, siē thuhet, qėndroi dhe u varros nė Krajė nė fillim tė shekullit XI. Interesant ėshtė fakti se Vladimiri nuk pėrmendet nė mesin e shėnjtarėve serb deri nė vitin 1861. Emrin e shenjtėrit dhe eshtrat e tij me shekuj i ruajtėn dhe i mbrojtėn shqiptarėt. Me rėndėsi ėshtė se ndėr trashėgimtarėt e Vladimirit pėrmendet udhėheqėsi Koēopari (Cocoparius), qė do tė thotė Koēua i parė. Mė vonė, nė vitin 1446 Shėn Mėria e Krajės kthehet nė arqipeshkvi katolike, ku dhe si arqipeshkėv i parė pėrmendet Teodozia. Nė literaturėn historiografike pėrmendet e dhėna qė nė Krajė, nė njė kohė tė caktuar, qė nga viti 1445, ishte edhe selia e Mitropolisė sė Zetės. Kėtė gjė e dėshmon edhe historiani me famė botėrore Jeriēeku. Ai thotė se nė tė njėjjtin vit pėrveē mitropolitit tė Zetės, nė Krajė ka shėrbyer edhe njė arqipeshkėv katolik. Ndėrsa Milan Shuflai thotė se nė arqipeshkvinė e Krajės shėrbesat fetare i kanė bėrė edhe arqipeshkėt katolikė, Termopila Sabas, Pal Dushmani dhe Andrija Jamametiq (1446-1483). Kisha Shėn Mėria e Krajės ka pasur shumė ngritje dhe rėnije deri nė shekullin XVII, kur kordat osmane e rrėnuan deri nė themel dhe e shndėrruan nė gėrmadhė, gjurmėt e sė cilės ruhen edhe sot. Pa marrė parasysh faktin qė ende nuk ka tė dhėna tė sakta historike, sepse ēdo gjė rreth kėsaj ėshtė tejet e mangėt, Shėn Mėria e Krajės ėshtė e kranjanėve dhe ajo u takon vetėm atyre. Viteve tė fundit banorėt e kėtyre trevave i shqetėsoi pa masė tentimi pėr pėrvetėsimin e njėanshėm tė kėtij monumenti historik, kulturor e shpirtėror tė kranjanėve nga Kisha Ortodokse Serbe. Andaj kranjanėt e kundėrshtojnė kėtė dhe me plot gojė pohojnė se e "Papėrlyera e Krajės" ka qenė kishė kristiane, e fesė katolike dhe asaj ortodokse, seli arqipeshkvore katolike dhe ortodokse, nė tė cilėn shėrbesat fetare zotit i bėnin bizantėt, shqiptarėt dhe sėrbėt. Gėrmadhat e kėsaj kishe tė vjetėr mbi 1000 vjet, janė njė monument i rėndėsishėm kulturor e historik, e cila u pėrket nė radhė tė parė kranjanėve, por edhe tė gjithė njerėzve qėllimmirė (katolikėve, myslimanėve dhe ortodoksėve), tė cilėt ēmojnė dhe respektojnė jo vetėm veten, por dhe vlerat shpirtėrore dhe materiale edhe tė tjerėve.

 

Gjekė Gjoni

XHUBLETA - VESHJE KOMBĖTARE SHQIPTARE

Malėsorja me xhubletė, fondi i dom Nikė UkėgjiniXhubleta, e cila peshon rreth 15 kilogramė, ėshtė njė element i rėndėsishėm i kulturės materiale qė trashėghohet nga shekujt. Pėrdoret si veshje pėr vajza e gra shqiptare tė besimit fetar katolik. Studiuesit kanė arritur nė pėrfundim se tipi i kostumit me xhubletė ėshtė pėrdorur heret nė Ballkan e nė brigjet e mesdheut, dhe se ka jetuar pėr shekuj nė qytetėrimin ilir. Arkeologė e etnografė tė njohur janė tė mendimit se xhubleta shqiptare ruan shumė tipare tė ngjashme me njė veshje tė vjetėr mesdhetare. Nė ikonografinė etruske, Z. Majani (Z. Mayani) veēon figurėn e njė valltareje tė shkathėt etruske tė cilėn e krahason, sa i takon veshjes, me xhubletėn si veshje komnbėtare shqiptare tė ruajtur sot nė Malėsinė e Madhe. Edhe po ta marrim me rezervė njė krahasim tė tillė, nuk ka dyshim se xhubleta ėshtė ndėr veshjet mė tė vjetra nė Europė, e ruajtur me shekuj, nė mėnyrėn mė besnike e mė autentike, nė traditėn e veshjeve popullore shqiptare. Me tiparet e ruajtura burimore e autentike, dėshmon se ishte besnike, e palėkunsdhme nė rrugėn e gjatė tė shekujve dhe mileniumeve. Shtrirja e saj ndėr shqiptarė pėrfshin Malėsinė e Shkodrės deri nė Gurrėz tė Milotit, njė pjesė tė shqiptarėve nė Mal tė Zi qė banon pėrreth Bjeshkėve tė Nemuna, ajo ėshtė pėrdorur nė Rugovė tė Kosovės, nė kėlmenmdaset e shpėrngulura gjatė shekullit XVII nė Srem si dhe nė pjesėn lindore tė rrethit tė Pukės dhe nė zonėn e Shllakut tė Shkodrės. Xhubleta ėshtė tip i veēantė dhe shumė interesant pėr gra, i cili nuk ngjan me ndonjė veshje tjetėr tė kohės sė re nė vendet e Evropės Juglindore. Ajo ka strukturė tė pasur artistike. Forma e papėrsėritshme, ngjyrat, ornamentet dhe stili i zbukuruar i japin asaj karakteristika dalluese nga veshjet tjera tradicionale pėr gra. Tek kostumi me xhubletė bėn pėrshttypje harmonizimi i veēant i strukturės tipologjike. Xhubleta ashtu si edhe veshjet tjera shqiptare pėr gra, paraqet larmi zbukuruese edhe  nė varėsi tė moshės sė bartėsve, pra, tė vajzave, tė nuseve dhe tė moshuarave. Xhubleta e nuseve ka njė inventar tė gjatė e tė pasur: kėmisha, tė linjat, kraholi, mėngėza, grykėza, kėrdhokla, brezi (shoka), pėshtjellakėt (paraniku e prapaniku), jeleku, shamia (ruba) e kokės e shamitė e mesit, ēorapet, opingat dhe stolitė metalike (vjerrcat e flokėve e tė brezit, vathėt, „parja e qafės", unazat prej sermi "gjerdani me pllakėn e madhe midis", "brezi me vargojtė pėr mjetet i kapur nė maje tė shokės"). Nga beli e poshtė xhubleta ėshtė e ndėrtuar me rripa shajaku e spiku tė kombinuar. Stolitė e kokės, tė qafės e sidomos tė kraharorit krijojnė efekt tė veēantė artistik te kostumi me xhubletė. Zinxhirėt prej argjendi spikatin mbi veshjen e errėt dhe krijojnė unitet stilistik me qėndisjet lineare fijearta. Zbukurimi mbi kokė, gjoks dhe prehėr ka lidhje me kultin e mėmėsisė, por nė aspektin artistik ai merr vlera tė veēanta. Nusja malėsore vendos mbi kokė shami tė kuqe ose tė bardhė, e cila spikat nga veshja e errėt, mbi ballė vė "paret e kokės", tė cilat me ndriēime metalike e ftojnė shikimin drejt fytyrės, gjoksi rri disi hapur, mbi tė spikat kėmisha e bardhė. Prej qafės zbresin gjerdanėt zbukurues prej argjendi plot copėrina shndritėse metalike, tė cilat lėvrijnė si guriēka lumi mbi kraharorin e nuses, mėngėt lihen zakonisht tė qeta pa zbukurime, ēorapet e leshta qėndisen nė pjesėn e sipėrme nga tė dyja faqet anėsore me nga njė motiv tepėr  origjinal. Ato janė mjaft tė gjėra mbi kėrēikėt e kėmbės dhe e tregojnė gruan kėmbėtrashė e tė fuqishme. Xhubleta e vajzave ėshtė mė e lehtėsuar nė pjesėt pėrbėrėse. Ajo ėshtė prej shajami tė bardhė me iva tė zeza. Deri nė moshėn 10-vjeēare vishnin "gujė" leshi, e punuar me shtiza dhe me rripa tė bardhė e pak tė zinj. Pas moshės 10-vjeēare vajza vishte xhubletėn e bardhė, vinte nė kokė shami tė bardhė dhe mbathte ēorape tė bardha, mė vonė bardhė e zi, nuk mbathte kėrdhokėl vetėm pėshtjellak e njė formė jeleku (mitan). Xhubleta e plakave sot paraqitet e errėt dhe me pak zbukurime, pa aksesorė metalikė, me shami koke tė bardhė, mbi tė cilėn lidhet rreth ballit njė lidhce apo "shall" i zi. Tė moshuarat tregojnė qė plakat e hershme (kemi parasysh fundin e shekullit XIX) mbanin xhubleta tėrėsisht tė bardha me njė ivė tė zezė pėrfundi. Sipas kallėzimtareve nė ato kohėra, pėr zi nuk vihej rubė e zezė, por e bardhė, pse ishte "gjynah" me mbajt rubė tė zezė, qoftė edhe pėr djalin e vdekur. Si tėrė arti i zbatuar popullor edhe xhubleta komunikon me vizitorin pėrmes gjuhės artistike tė zbukurimit. Sė largu ajo duket e varfėr nė zbukurime e pa shumė ngjyra, por kur e shikon me kujdes, mund tė vėresh njė mori ornamentesh tė qendisura nė tė, si p.sh. motive gjeometrike, kozmike, florale, antropomorfe e motive tė ndryshme. Forma unikale e xhubletės, ornamentet e saja arkaike si dhe koloriti bazė thuajse grafik bardhė e zi, janė dėshmi e njė kulture tė hershme tė trashėguar nė kėto treva. Kostumi me xhubletė nė fushėn e kulturės materiale dhe nė fushėn e artit tė zbatuar, paraqitet sot ndėr dėshmitė mė tė kompletuara e aktive qė pėrbėn njė tėrėsi organike tė trashėgimisė sė popullit tonė nė shekuj.

Dr. sc. Anton K. Berishaj

TRIDHJETĖ VJET TĖ BESĖLIDHJES (1970 - 2000)

Kola i Pjetrit Dod`sShoqata Illyricum me seli nė Tuz, nė vazhdėn e aktiviteteve tė cilat e arsyetojnė nevojėn e ekzistimit tė saj, para pakė kohe na dhuroi edhe njė dokumentar tė shkruar me titull Tridhjetė vjet tė Besėlidhjes (1970-2000). Sipas asaj qė mėsojmė nga parathėnia e kėtij dokumentari, fjala ėshtė pėr njė pėrmbledhje ...tė dokumenteve origjinale qė kanė tė bėjnė me Besėlidhjen e Malėsisė. Nė libėr janė dhėnė tė gjitha diskutimet nė Kuvend pa asnjė ndryshim dhe ato janė nxjerrė nga shiriti nė tė cilin gjindet i inēizuar ēdo fjalim. Nė libėr janė pėrfshirė edhe dokumente tė tjerė nga Kuvendi dhe mbledhjet qė i paraprinė atij, artikuj gazetash, procesverbale, letra pėrshėndetėse, reagime, fotografi, faksimile. Tė gjitha kėto janė ruajtur nga, tanimė i ndjeri, Gjergj Gjokaj, njėri ndėr personalitetet qė i dha impuls aksionit tė krijimit tė kushteve dhe rrethanave tė cilat e krijuan Besėlidhjen e Malėsisė. Libri ka 131 faqe tė shkruar, ndėrsa strukturohet nė atė mėnyrė qė  plotėsisht respekton ecurinė e procesit qė i paraprinė marrjes sė vendimit tė Besėlidhjes, vetė aktit tė shpalljes sė saj dhe jehonės qė ky vendim pati nė mediat lokale dhe mė gjėrė. Nė kėtė mėnyrė, lexuesit i ofrohet njė pėrmbajtje e kompletuar dhe e rrumbullakėsuar e aktivitetit tė entuziastėve nga treva e Malėsisė tė mbėshtetur edhe nga personalitete dhe institucione zyrtare lokale apo edhe nga viset tjera. Fillon me pėrmbajtjen e ftesės e cila u dėrgohet pjesėmarrėsve tė Kuvendit tė Besėlidhjes, vazhdon me materialin qė i bashkėngjitet ftesės pėr Kuvend, procesverbalin nga Kuvendi, pėrshkrimin origjinal tė materialit tonik nga Kuvendi i Malėsisė, faksimili i materialit tė konkluzave, jehonėn qė Beslidhja pati nė mediat e atėhershme lokale dhe tė vendit, letrat dhe jehonėn e kėtij akti nė trevat tjera shqiptare. Librin e begaton dhe kompleton njė qasje interesante qė pasqyrohet nė deklaratat e 18 pjesėmarrėsve tė gjallė tė Besėlidhjes nga njė distancė kohore 30 vjeēare. Dhe sė fundi, libri pėrmbyllet me njė analizė tė hollė nga njė kėndvėshtrim multidisciplinar qė Martin Berishaj ia bėn institucionit tė gjakmarrjes nė kontekstin e rrethanave specifike tė Malėsisė. Kjo analizė e thukėt del si njė freski qė dokumetarit tė ofruar nga Shoqata Illyricum i jep shie shkencore dhe e nxjerrė nga zhanri i thjeshtė dokumentar. Me materialin e ofruar dhe tė botuar nė kėtė libėr botuesi tėrheq vėrejtjen pėr nevojėn e respektimit tė njė qasjeje specifike e cila sublimon tredimensionalitetin e dukurisė sė hakmarrjes, me formėn shprehėse mė tė vrazhdė tė saj – gjakmarrjen.

1.Dimensioni historik qė shtrohet si postulat qė nė retrospektivė hapė perspektivėn e korespondimit me tė kaluarėn e fqinjėve, tė tjerėve dhe tė ndryshėmve nga ne, komunikimin interetnik fqinjėsor nė dioptrinė e destrukcionit, por me njė tendencė tė tejkalimit tė asaj gjendjeje me sjellje simbiotike qė krijohėn nė situata tė intervaleve tė shkurtra tė qetėsisė;

2.Dimensionin moral – si reflek-sion i sistemeve specifike vlerore tė dala nga normat e kodifikuara tradicionale, rrethanat specifike dhe tė veēanta tė mbėshtjellura me utilitarizmin e veprimit, aktit dhe jehonės sė tij. Dimensioni moral i pėrmbledhur nė imperativin e ruajtjes sė integritetit moral dhe fizik tė personit dhe kolektivit me reagimin biologjik – dy duar mbi kokė, ose shumė duar pėr njė kokė. Ky dimension shquhet me njė vulnerabilitet tepėr transparent, me njė hapėsirė tė shtegtimit tepėr tė ngushtė dhe me njė presion tė vrazhdė tė syrit kritik tė opinionit. Barrierat morale tė aktit tė mbrojtjes sė vetes nga tjetri, apo tė tjetrit nga vetja, tė hakmarrjes apo revanshit pėr integritetin e cenuar fizik apo moral, janė aq tė larta – sa qė i kanė shkapėrcyer vetėm ata fatlumė qė veprimin e vet e kanė koordinuar me rigjiditetin e normave kanunore. Nė tė kundėrtėn, shfryrja e mllanit ėshtė shndėrruar nė bumerang moral qė ka stėrpikė jo vetėm individin, familjen, vėllazėrinė apo fisin, por edhe pasardhėsit brez mbas brezi.

3.Dimensionii ekonomik – qė nėnkupton paralizimin e potencialit krijues tė minimumit tė ekzistencės, sidomos nė vise tė ekonomizimit ekstensiv, qė jeta edhe nė kushte normale nėnkuptonte minimumin e ekzistencės biologjike, pa tepricė ekonomike. Malėsia ėshtė ndėr viset e rralla qė historikisht ruan nė kontinuitet njė egalitarizėm – gadi tė llojit tė vet, pa ndonjė shtresėsim strukturor, do tė thotė pa ndonjė distancim tė dukshėm kijerarkik, stratifikim social pėr nga kriteri i pasurisė. Familja e pasur shquhej me privilegjėn e lidhjes sė bukės se re me tė vjetrėn, pa u shterrė hambari. Hakmarrja dhe gjakmarrja nė kėtė libėr mbajnė epitete mė tė ndryshme, tė ambalazhuara me ngjyra ngrysėse, qė vetvetiu pėr lexuesin flasin pėr atmosferėn e pėrgatitur nė favor tė ngushtimit tė hapėsirės sė saj. Le tė shohim disa prej tyre: hakmarrja ėshtė akt qė i prishė dhe i shqetėson marrėdhėnjet ndėrmjet njerėzve (fq.7); Akti i vėllavrasjes pėr hakmarrje tė dėnohet si vepėr e turpshme ... (Prap fq.7); hakmarrja sot me tė vėrtetė nuk ka kuptim..(fq.26). Nga materiali i ofruar autentik i kėtij libri, lexuesi heton njė veprim tė koordinuar tė faktorėve relevantė tė realitetit tė atėhershėm malėsor. Kėtu akcioni i ngushtimit tė hakmarrjes kyēi institucionet e traditės, duke filluar nga deklarimet e familjeve pėrmes kryefamiljarėve, vėllazėrive dhe fiseve si dhe institucioneve tė pushtetit tė organizuar. Kemi situatėn e puqjes sė normave tė drejtės zakonore, paksa tė ndrydhura dhe tė nėnshtruara njė presioni tė modifikimit dhe institucioneve, pėrfaqėsuesve dhe normave tė drejtės pozitive. Nga fjala hyrėse e Kuvendit tė Malėsisė (term ky qė pėrkon mė Kuvendin e fiseve), del se tė pranishėm ishin edhe anėtar tė KQ tė LK tė MZ, sekretar tė Sekretariatit tė Konferencės Komunale tė LK, deputet tė Dhomės Republikane tė Kuvendit tė Malit tė Zi, pėrfaqėsues tė Organizatės Studentore etj. Ky fakt flet pėr pėrpjekjet e institucionalizimit tė njė treve e cila jetėn e mbėshtet nė strukturėn e fuqishme farefisnore, veēori kjo e popujve parapolitikė dhe paraindustrial. Ky libėr na ofron kontekstin politik tė ēėshtjes shqiptare nė rrethana tė njė nacionalizmi ende tė heshtur, por imanent, qė nuk lėshon asnjė rast tė atakimit tė vlerave shqiptare. Gazetari i Veēernje Novosti, K. Kru-shiq, pas lidhjes sė Besės mė 28 qershor nė Tuz, konfliktin qė si epilog pati vrasjen dy ditė pas, e cilėson si shkelje tė besės. Autori i tekstit, faksimilin e tė cilit e ofron libri, as qė ka ndėrmend tė mėshehė kėnaqėsinė pėr kėtė akt mizor qė seriozisht e vuri nė sprovė Besėlidhjen. Mirėpo, qė Besėlidhja nuk u prishė, por fati i saj u vulosė, artikulohet nė reagimin e z. Gjergj Gjokaj, qė publikohet nė tė njėjtėn gazetė.

Si pėrjetohet dhe vlerėsohet Besėlidhja nga njė distancė kohore 30 vjeēare?

Disa akterė tė procesit qė i parapriu aktit tė Besėlidhjes, artikulojnė opinionet e veta. Ajo pėrjetohet si: Heqje e njė barre tė rėndė tė malėsorėve (fq.86); akt i korrigjimit tė zakoneve tė prapambetura (fq.89); hap civilizues i Malėsisė dhe i malė-sorėve (fq. 90); Besėlidhja ka qenė hapja e njė perspektive tė re pėr malėsorėt (fq.91-92); hap shumė i madh pozitiv pėr popullin tonė...(fq.92); Besėlidhja ėshtė ligj autentik i malėsorėve, (fq.92); Besėlidhja jonė – shembull i mirė pėr popujt tjerė tė Ballkanit, e edhe mė gjėrė, (fq.94); 30 vjetė tė respektimit tė Besėlidhjes, flasin pėr nevojėn e krijimit tė saj.. (fq.96); Besėlidhjen ndoshta e ka sjellur edhe koha... Nė kontekstin e kėsaj tė fundit do shtoja se sensi qė i paraprinė aktit tė Besėlidhjes bėri kthesė nė sistemin e pėrforcuar tė vlerave – qė falja e gjakut, apo lirimi i tė pafajshmėve tė mos trajtohet dhe vlerėsohet si ligėshti, por guxim. Nė rrethanat tashmė tė njohura tė homogjenizimit kombėtarė, proces ky qė i paraprinė konfliktit tė armatosur nė Kosovė, mbi kėto baza u falėn mbi 1500 gjaqe dhe u liruan po aq familje tė ngujuara. Libri Tridhjetė vjet tė Besėlidhjes (1970-2000), do tė ishte njė grumbull dokumetash, faksimilesh, fotografishė dhe procesverbalesh, deklaratash e reagimesh, por qė aq fort nuk korespondojnė mes vedi, qė nuk e evitojnė atė ngurtėsinė e fajlave tė ndarė tė memories kolektive, po tė mos i pėrshkonte dora analitike e dr. Martin Berishajt, qė nė kėtė rast vendoset nė pasthėnje. Puna e tij nė kėtė grumbull dokumetash me vlerė tė pamo-hueshme, pėrjetohet si dora e magjtores qė hudhė kripėn nė gjedhėn e zier me kujdes, dhe i jep shijen e merituar. Pas kėtij mėlmimi, materiali i ofruar faqohet dhe gėdhendet nė masė tė duhur pėr t’u bėrė nė masė tė dėshirueshme i pėrdorshėm. Ai e analizon, zbėrthen dhe shpjegon kėtė material faktografik. Pėr autorin e pėrmendur, njėsitė socio-integrative tė shoqėrisė tradicionale shqiptare funksionojnė si pjesė tė pandara tė substancės kombėtare shqiptare, (fq.110). Duke hyrė nė njė analizė tė thukėt tė nevojės sė sajimit dhe kodifikimit tė tė drejtės zakonore si rregullatore e raporteve ndėrnjerėzore, detajizimit dhe prefeksionimit tė normave qė anticipojnė realitetin malėsorė nė kontekstin e vegjetimit biologjik gjatė shekujve nė rrethanat e getoizimit, ai ofron njė qasje tė re tė trajtimit tė saj. Pėr tė ilustruar kétė pohim, citoj: hakmarrja nuk ka qenė edhe aq e ‘pėrgjakshme’, siē na duket nė shikim tė parė, sepse po tė mos ishte hakmarrja (si normė shoqėrore, qė njėkohėsisht ishte traditė, ligj dhe drejtėsi), do tė kishim patur edhe mė tepėr vrasje. (fq.117) Fjala ėshtė pėr shoqėrinė tradicionale qė mendoj se nėnkuptohet edhe fakti i mungesės sė shtetit dhe institucioneve tė tij qė funksionojnė sipas tė drejtės pozitive. Dokumentari qė Shoqata Illyricum e botoi nė 30 vjetorin e Besėlidhjes sė Malėsisė paraqet njė kontribut tė rėndėsishėm jo vetėm pėr tė ruajtur kujtimet nė atė datė historike pėr Malėsinė e cila kėtė trevė e bėn tė veēantė nga viset tjera shqiptare dhe fqinje, por edhe pse provokon mendime, qasje dhe trajtime qė janė po aq tė veēanta  sa vetė akti i Besėlidhjes. Njė ambient i getoizuar, i menjanuar dhe i satanizuar, i ngushtuar dhe i ngulfatur nėn diktatin e politikės afatgjate, i cunguar pėr mundėsinė e integrimit tė mirėfilltė nė  kontekstin e rrethanave tė ndryshuara, i pėrgjysmuar nga proceset emigruese, i shquar pėr nga rigjiditeti dhe vrazhdėsia e komunikimit me pushtetin e huaj, manifeston njė fleksibilitet befasues nė momentin e krijimit tė Besėlidhjes. Ngushtimi i hapėsirės hakmarrėse e fisnikėron qendrimin ndaj obligimit moral qė del nga normat kanunore, por edhe rritė hapėsirėn e funksionimit dhe akceptimit tė normave tė ligjit pozitiv. Libri shpalon shumė ēėshtje qė sfidojnė qasje tė reja shkencore – jo vetėm pėr Besėlidhjen, por edhe kontekstin e ndryshuar tė gjallnimit shqiptar nė kėtė trevė.

 

Ali Gjeēbritaj

TAHIR KANAQI PERSONALITET I SHQUAR I KRAJĖS

Tahir KanaqiSheh hafez Tahir Kanaqi lindi mė 1908 nė Ostros tė Vogėl dhe ndėrroi jetė nė vitin 1985. Kėtė njeri human, klerik, udhėheqės, administrator dhe pėrhapės tė ideve pėrparimtare dhe iluministe kurrė nuk do ta heqin nga mendja dhe zemra e tyre jo vetėm kranjanėt por dhe shumė tė tjerė. Tahiri me sukses kryen shkollat e kohės nė Tiranė e Shkodėr. Qė nė rininė e hershme shihej qartė se idetė e tija pėrparimtare e iluministe do tė dalin nė pahė mė vonė. Ai gjithmonė ishte nė rrjedhat e kohės. Si klerik shėrbeu nė xhamitė e Arbneshit, Qyrjanit si dhe nė Xhaminė e Re nė Ostros tė Vogėl. Ishte i njohur si dervish rrufai dhe Sheh – prijės i kėtij tarikati. Punoi edhe si administrator nė disa qytete tė Shqipėrisė, nė Tiranė, Korēė, kryenėpunės nė Burel tė Matit, Durrės, pastaj nė  prefekturėn e Shkodrės e mė vonė nė Krajė. Pėr veprėn dhe punėn e kėtij humanisti e patrioti kanė shkruar mr. Ismail Doda, dramaturgu Fadil Kraja dhe Syla Mustafiqi. Tahiri ishte gjithėmonė pėr njė emancipim tė pėrgjithshėm shqėror. Ai shprehej: Me atė njeri qė s’ka as shkollė, as mejtep, bije n’gazep, me i folė mirė ai bishta qet. Tahiri kurrė nuk i dallonte njerėzit sipas pėrkatėsisė fetare,  nacionale apo raciale. Ai shpesh nė biseda shprehej: Tė gjitha fetė nė kėtė botė janė si lulet e njė kopshti. Ose siē thonte para besimtarėve nė faltore: Secila fe ėshtė dritė nė  terrin e mosditurisė dhe secila ndihmon njėlloj nė errėsirė ēfarėdo ngjyre qoftė ajo. Tė gjitha fetė janė lule tė tė njėjtit livadh. Tahiri ishte pishtar i arsimit dhe i edukimit. Mauzoleu i Tahir KanaqitBesimtarėve, miqėve, shokėve, vendasėve dhe nė momentet mė tronditėse nė shoqėri, gjysėm nė besė u fliste pėr personalitete e figura historike kombėtare. Mė 1929, kur nė Krajė nuk i dėgjohej zėri i shqipes sė shkruar, ai solli nga Shqipėria njė abetare, ndoshta tė parėn nė Krajė. Ajo u prit shumė mirė dhe prej sajė shumė kranjanė filluan tė mėsojnė shkrim-lexim shqip, por shpejt ra nė vesh tė xhandarmarisė dhe pėr pak patrioti Tahir pėsoi dėnimin. Me arsimin e popullatės u muar pėrmes kurseve pėr zhdukjen e analfabetizmit, mė pastaj dhe nė mejtep, ku krahas mėsimit tė fesė jepte dhe orė tė kulturės dhe gjuhės shqipe. Kultura dhe gjuha amtare ishin nė vend tė parė pėr kėtė patriot. Nuk pranoi tė bėhej drejtor i shkollės edhe pse iu ofrua njė post i tillė nga strukturat politiko-shoqėrore tė kohės, tė cilat me mish e me shpirt bėnin pėrpjekje qė shkolla nė Krajė tė jetė nė gjuhėn sllave e jo shqipe. Shėmbėlltyra e kėtij njeriu human, iman, sheh e patriot asnjėherė nuk do tė zbehet nga kujtesa njerėzore. Jetėn dhe veprėn e kėtij humanisti e patrioti e karakterizuan cilėsitė dhe vyrtytet mė tė ndritura njerėzore.

 

Gjekė Gjoni

VENDLINDJA ĖSHTĖ MBI TĖ GJITHA

Gjoka i Palės - BraticėAskund nė rruzullin tokėsor njeriu nuk e ndien veten mė tė lumtur dhe mė tė sigurtė se nė vendlindje. Kėtė mė sė miri e dinė ata qė ndodhen nė mėrgim. Gjatė qėndrimit nė dhe tė huaj, gati je i humbur. Edhe nėse je pasanik, tė duket se je i vetmuar. Vetminė e ke mikun mė besnik. Nė emigracion tė mungon shumėēka – baballarėt, familja, tė afėrmit, fėmijėria, rinia dhe shoqėria. Kėto dhe shumė zbrazėti tė tjera e mundojnė dhe e rėndojnė shpirtin e kurbetēiut. Tė gjitha kėto i ka pėrjetuar edhe Gjoka i Palės, shestanas i fisit Stanaj. Tė parėt e tij erdhėn prej Ljares (rrethi i Tivarit) dhe zunė vend nė Braticė (Ulqin). Gjoka jetoi 15 vjet larg kushrinjve, farefisit dhe bashkėvendasve tė tij. Nė moshėn e fėmijėrisė, pa i mbushur 6 vjet, bashkė me familje shpėrngulet pėr nė Misir (Egjipti i sotshėm). Atje ndoqi mėsimet fillestare katėrklasshe nė gjuhėn frenge dhe vijoi kolexhin ‘Shėn Katarina’. Njė vit para pėrfundimit tė maturės, mė 1941 paraqitet si vullnetar nė ushtrinė jugosllave (nė pėrbėrje tė ushtrisė angleze), nė Aleksandri, dhe i bashkangjitet batalionit jugosllav. Si ushtar, pėr katėr vjet lufton nė Egjipt, Siri, Liban, Palestinė dhe nė Transjordani. Si njė luftari tė ushtrisė angleze, Gjokės iu ofrua shtėpia, toka dhe punėsimi nė Australi. Tė gjitha kėto ai nuk i pranoi; i pėlqeu mė tepėr tė kthehet nė vendin e tė parėve tė vetė. ‘Nuk desha, thotė Gjoka, me i lanė eshtnat nė gėrbet, si gjyshi jem nė Stamboll e baba nė Aleksandri’. Pas marrėveshjes Tito-Shubashiq, nė nėntor mė 1944, ai vjen sė pari nė Itali, prej kah mbėrrin nė Dubrovnik, kurse nė dhjetor tė po atij viti erdhi nė Nikshiq. Atje i bashkangjitet Brigadės sė pestė malazeze, nė tė cilėn kryen detyrėn e zėvendėskomandantit pėr lidhje telegrafike, optike-vizuele. Nė Tivar kthehet mė 1946, ku nė fillim punon nė Kėshillin popullor tė vendit. Mė vonė punėsohet nė srezin e atėhershėn tė Tivarit, si referent pėr punė komunale, dhe nė ndėrmarrjen pėr ndėrtimin e molės sė Tivarit. Mbasi Gjoka ishte poliglot – njohės i mirė i gjuhės frenge, angleze, italiane, greke, serbe, gjermane dhe natyrisht i shqipės, pėr 8 vjet punon nė Flotė tejoqeanike tė Tivarit, si korrespondent e mė vonė si shef i llogarisė sė pagave dhe komercialist. Tė njėjtėn punė e kryen edhe nė ‘Rumiatrans’. Pas 30 vjet pune, mė 1971, penzionohet. Prej atėherė jeton me famije nė vendlindje. Pėr tė mos u shkėputur prej rranxės sė vet, nė moshėn 57 vjeēare, Gjoka u martua me shqiptare – shestaneshė, me tė cilėn, si thotė ai, Zoti i dhuroi njė vajzė si dhe dy djemė (njė djalė pėr fat tė keq i vdiq prej njė sėmundje tė rėndė para njė viti). I vetėdijshėm se edhe rastet e hidhura janė pjesė e jetės, u pajtua me fatin. Vazhdon jetėn me familje, merret me kopshtari dhe pemė, si dhe mban korrespondencė me miqtė e vet anglezė, francezė, amerikanė dhe shumė lexon.

 

Dr. Pjetėr Gjuravēaj

Dr. Gjergj Gjuravēaj

 

VAJTIMET E GRAVE DHE GJAMĖT E BURRAVE NĖ MALĖSINĖ E MADHE - HOT, GRUDĖ, TRIEPSH DHE KOJĖ (1)

Pranė kufirit jugosllavo-shqiptar tė Komunės sė Podgoricės, prej bregut tė Liqenit tė Shkodrės e gjer nė Koritė (nė veri), shtrihet Malėsia e Madhe si pjesė integrale. Ajo pėrbėhet nga Hoti me fshatrat malorė: Traboin i Moēėm (ndryshe quhet Traboini i Sipėrm ose Rranxa e Rrasės), Nabomi, Helmica, Bardhajt, Arza, Skorraqi, Spija, (qė tė gjtha pėrbėjnė Traboinin), pastaj Drumja e Sipėrme dhe e Poshtme si edhe fshatrat fushorė: Vuksanlekaj, Dreshaj, Nėnhelm dhe Sukruq. Gruda pėrfshinė kėto fshatra: Selishtin (bashkė me Cemin e Selishtit), Llofkėn (bashkė me Cemin e Llofkės, Priftin, Pikalėn (kėto fshatra me njė emėr quhen rranxa e Sukės), Kėshevėn, Kurrecin si dhe fshatrat fushorė : Dinoshė, rranxa e Vulajve, Dushiq, Kodra e Budanit, Vranė me Lekaj dhe Vllanė. Bajraku i Triepshit numėron kėto fshatra: Poprat, Bėkaj, Delaj, Cem i Triepshit, Stjepoh,  Budzė, Nikmarash, Muzheēk, Rudinė, qė tė gjitha fshatra malorė. Bajraku i Kojės numron dy fshatra malorė: Shullani dhe Osojna (marrin emėrtimin sipas pozitės). Pasojnė Ledina, Luhari si dhe fshatrat fushorė: Omerbozhajt, Tojeqi dhe Rakiqi (ku popullsia ėshtė e pėrzier: malazezė, shqiptarė dhe tė tjerė). Qendra e Malėsisė ėshtė Tuzi me afro 6000 banorė. Sa pėr kuriozitet theksojmė se elementi katolik jeton nė pjesėn mė tė madhe nė fshatrat malorė, kurse ai mysliman, kryesisht, ndėr ato fushorė. E kaluara e Malėsisė ishte e hidhur dhe tejet e vėshtirė. Bujqėsia dhe blegtoria ishin tė vetmet  burime ekonomike. Jetėn e rėndė e bėnin edhe mė tė vėshtirė luftimet e shumta kundėr zgjedhės shekullore tė Turqisė. Megjithatė qėndroi e pamposhtur para vė-shtirėsive tė jetės gjatė historisė. Malėsia ruajti me dinitet doket e zakonet, pastėrtin e gjuhės dhe virtytet fisnike - nderin, trimėrinė, besnikėrinė e bujarinė tė cilat i kultivoi me mburrjen e emrit tė malėsorit.

Pasqyrė e shkurtėr mbi vajtimet dhe gjamėt nė pėrgjithėsi

Vdekja ėshtė njė dukuri e pashmangshme e secilit njeri, bashkė me kėtė edhe vajtimet e grave dhe britma (gjamėt) e burrave. Vajin si fenomen e kanė tė njohur tė gjithė popujt, pėrkimet e ritit tė mortjes edhe vajit, si dukuri e veēantė e tij, janė tė ngjashme pėr nga ana emocionale. Kjo ngjashmėri shprehet jo vetėm pėr nga afėrsia gjeografike, por edhe tek ata qė gjeografikisht jetojnė larg njėri tjetrit, pėrkatėsisht kemi tė bėjmė me natyrėn e njėllojtė tė shpirtit tė njeriut. Krahas ngjasimeve tė ritualit tė vdekjes edhe tė vajtimit tek popujt ekzistojnė edhe ndryshime, qė nuk shfaqen vetėm midis kulturave tė popujve, por edhe brenda njė kulture. Shtrohet pyetja pse kėshtu? Del pėrgjigjia: Kėto ndryshime janė rrjedhojė e dokeve e botėkuptimeve tė formuara e tė pasuruara nė rrjedhat kohore, e mėnyrės sė jetės, qė kanė ndodhur nė marrėdhėniet shoqėrore etj. Ndryshimet e ngjasimet nė diakroni dhe sinkroni veēmas nė rrafshin ndėrnacional tė vajtimeve vėrehen nėse krijimet shqiptare i krahasojmė me ato tė popujve tė tjerė. Ngjasimet dhe afria si edhe ndryshimet brenda kulturės shqiptare mund tė shėrbejė si paradigmė tipike, ndėr fiset e trevat e ndryshme janė ruajtur elemente tė lashta e forma tė ndryshme, qė ato pėrdoren nga pjesėtarėt e krahinave tė tjera. Fakte jep edhe Evlia Ēelebi Sejahatnamesi. Studimi pėr vajtimet shqiptare ėshtė i vonshėm. Shkaqet pėr vonesėn janė si edhe pėr llojet e tjera tė letėrsisė gojore shqiptare. Si kuriozitet po pėrmendim se gjamėt e buarrave nė Malėsi kanė qenė nė grupe (korale) dhe kanė vazhduar deri nė ditėt e para pas Luftės sė Dytė Botėrore. Ēdo person i grupit thurte vargje ashtu siē dinte duke mbajtur duart nė pozitė horizontale, me rrahje tė krahėrorit, me gėrvishtje tė fytyrės... Gjamė tė tilla mė nuk ka nė Malėsi. Kjo dėshmi tjetėr ėshtė ruajtur nė kėngėn popullore arbėreshe "Vdekja e Skėnderbeut" botuar nė vėllimin "Rapsodi tė njė poeme shqiptare ( Rapsodie d'um poema albanese) nga De Rada (1866).

(Vijon)

KRIJUESIT TANĖ

Anton Gojēaj, Tuz

Traboinēe

kur me grushta marr tė pi ujė

ujė traboini

kthjellėt shoh nuk jam i huaj

nė kėtė tempull gurrė lulėzimi

kur me grushta unė ujė pi

dhe laj sy e faqe

mis kozmosi malėsore je ti

bukuroshe budallaqe

tė lutem nė gjunj kur i penduar bie

te kroni i traboinit ta lag ballin me ujė ngjitu ti

valltare e virgjėr qiejve

ende jeton malėsori botėve u thuaj.

 

 

Rrok Berishaj, Tuz

Vdekjeprurės

habi

ē'priste syri nė Liqenin e Shkodrės

gjitė e nėnave kėtu shterreshin

shpirtrat derdhen nė lundra

bota rrotullohet

bota ēuditet

bota luan luan me shpirtra

pasi njerėzit s'kanė mėshirė

lind e pra lind marrin shpirtra

botėn trishton

biznesi i Liqenit tė Shkodrės

e dimėku ecė

unė skuqem skuqem si gaforre

e njė deti tė pastėr

e njė deti tė papastėr

zoti shkumbues mėrdhin duarkryq

u shtrijė dorėn aktorėve

t'u shpreh ngushėllime pėr zotin

derisa dallėndyshet e derdhura nė lotė ikin

kasaphanet bisedojnė.

 

 

Fragment nga libri i Jaho Kollarit "Terapia"

Brahushi kalasė

Kalonjshin dit't e net't e Brahimi nė dekiktė e vetmisė hisqte unazėn e fejesės prej gishtit e bisedonte me te si t'kishte Bardhen aty.

"... Ere kaq ditė kajnė metė e dashtun, ere kaq ditė t'zeza mi tallazat e egėr tė detit-qametit. Parse Brahimi

jat me shokė e me Kapidan Rizanė ka me ja dalė e ka m'u kthy me vakt pėr me ralizu anrrėn tonė..."

Masanaej Brahimi kujtonte dit't e f'minisė kur luante me Bardhen dhe kur qysh at'herė ja kishte vu synin. Ma tepėr e k'naqte aja se doli si pati dėshirė vetė, e ja si thonjshin disa shpirtqi; se djali i Cen Gjeranės kurrė s'ka me mujt me e marrė vajzėn e Caf Zerdes. Caf Zerdja ka gjysėn e Fushės t'Ulqinit e ēka ka Cen Gjerana-Gurin e Gjeranės?!... Ha, ha, ha... zgėrdhiteshin e k'naqeshin shpirtqit.. Par nuk doli njashtu, i nepte zemėr vedit Brahimi i cili ja dinte shumė pėr nerė Kapidan Rizasė qi e bani gjamxbi t'zat.

 

Zgjodhėn :

S.D; Gj.Gj.

Hajredin Kovaēi, Ulqin

Me vete ta kesh

Ngado qė tė shkosh

veten merre pėr dore

nganjėherė shkelja kėmbėn

qė tė mos gabojė

Ngado qė tė shkosh

mos i merr tė gjitha me vete

sė paku trimėrinė lėre te shtėpia

Ėshtė mirė ta kesh me vete

njė pasqyrė nė xhep tė shikosh sa i keq dukesh

kur ia bėn vetes me sy

Ngado qė tė shkosh

sė paku menēurinė

ta kesh me vete

atėherė i ke tė gjitha.