Si jetonin tė parėt tanė dikur

 

Shtėpitė i kanė pasur nė fillim kasolla tė punuara me thupra e tė veshura me zhukė, tė mbuluara me fryzė ose me kashtė. Mė vonė kanė punuar me gurė dhe gėlqere pėrdhese e kulla, ku nė pėrdhese tė kullave kanė mbajtur bagėtitė, kafshėt shtėpiake tė cilat i kanė pėrdorur pėr nevojat jetėsore: qetė, kalin, gomarin, lopėt, dhentė, dhitė, thitė dhe pulat. Mė vonė, pėr bagėtitė kanė punuar kasolla e jerevia tė veēanta, ku kanė mbajtur gjėnė e gjallė larg shtėpisė.  

Shtėpia ka pasur vatrėn tė punuar prej rrasave tė gurit, ku kanė bėrė zjarr, kanė zier ushqimin dhe janė ngrohė dimrit. Nė vatėr kanė vendosur ‘kalin’, njė hekur me katėr kėmbėza, mbi tė cilin kanė paluar drutė e zjarrit; kanė pasur vargonjtė ku vire kusia me ushqim. Mbi vatėr kanė punuar mjetin prej druri pėr tė tharė mishin dhe kurmagjakėt, qė i pėrgatitshin pėr dimėr. Dimrit kanė pėrdorur lakrėn e gjelbėr (e kanė zier me mish), groshėn, pulendren ose kaēamakun; pėr sallatė kanė pėrdorur specat e regjur, domatet e regjura, djathin; purrinin e njomė e kanė pėrdorė si sallatė tė freskėt ose si fėrgesė. Deri vonė janė ushqyer me bukė misėrnike, e pastaj me bukė tė zezė gruri.   

Kanė pėrdorur enėt e drurit: sahana, kupa, pjata, lugė e garuzhda, tė gjitha tė punuara prej krekėzės. Kjo dru lehtė pėrpunohet dhe ėshtė e qėndrueshme nė lagėshti dhe nė ujė tė valė, kur ėshtė pėrvluar pėr t’u larė dhe dezinfektuar.

Enėt e ujit kanė qenė buljera (bucelė) e drurit qė ka zėnė 10-20 litra ujė, bucaku druri deri 5 litra ujė, poēi, si dhe kotrova e pjekur prej deltine, e cila ėshtė blerė nė Shkodėr ose nė Ulqin, pasi nė fshatra nuk ka pasur argjilpunues.

Kanė mbathur opinga tė punuara prej lėkurės sė dhisė, lopės ose kalit; i kanė qepur me perqagėza tė holla si pé, qė pėrpunoheshin prej lėkurės sė deles ose dhisė. Kanė veshur gozhupin prej lėkurės sė dashit me lesh pėrjashta; ky kishte formėn e setrės, mallotės ose tė xhokės. Kanė veshur ēakshirė leshi tė rrahur nė ujė; i kanė qepur gratė me spik i cili ka qenė njė mjet i punuar me 8 kėmbėza, ky ka qenė njė kosh me pamjen e samarit tė kalit e kėmbėzat kanė shkuar duke bėrė spikun 4 nė njė anė dhe 4 nė anėn tjetėr pėrmbi kosh, ashtu qė spiku ka dalė katėrkėndėsh.

Pėr t’u mbrojtur nga shiu, era dhe tė ftohtit, kokėn dhe trupin e kanė mbuluar me strugė qė ka qenė njė mantel me kapuē i punuar prej leshit tė dhisė nė tezgjah.

Perimet kryesore qė kanė kultivuar kanė qenė: lakra e zezė, lakra e bardhė, speci, patlixhani, domatja, qepa, sallata,hudhra, purrini, bostani (pjeprat dhe shalqini), kastraveci (trangulli), patatja, grosha e kuqe dhe e verdhė, kungulli.

Drithėrat kryesorė kanė qenė misri (i lashtė, i mesėm dhe i vonė), gruri (farė vendase dhe e ardhur), elbi dhe tėrshėra. Menjėherė mbas Luftės II Botėrore e deri mė 1960, nė mėnyrė tė detyrueshme pėr nevojat e shtetit janė kultivuar duhani dhe pambuku.

Prej pemėve janė kultivuar disa lloje tė fiqve dhe tė dardhave, mandej rrushi, kumbullat, qershitė, manat, pjeshkat, zardalitė (kajsitė), shegat, vishnjet. Fiqtė mė tė njohur, simbas stinės sė pjekjes, kanė qenė shnjinėzat, shpjetrakėt, sulltanat, civlakėt tivarasit, bajunat, kallamatėt, patlixhanat, bishtgjatėt dhe dinakėt. Dardhat kryesore kanė qenė shpjetrakėt, kofshėpulat, faqekuqet, rrotullaret, kumbulloret, vogėlinat, mushqetet, turkeshat, ujkoret dhe dimnaket (dimnoret).

Kanė prodhuar prej rrushit mushtin, verėn, rakinė, pekmezin dhe uthullėn, kurse rakinė, pėrveē prej rrushit, e kanė prodhuar edhe prej manave, kumbullave dhe fiqve. Rakia mė e mirė ėshtė prodhuar prej rrushit.      

 

Marrė prej Rrok Mark Dush Shkreli, Nė Valėt e Jetės (botimi i dytė i plotėsuar), ‘Volaj’ Shkodėr-Ulqin 2005:76-8.

 

 


 

FJALĖ  TĖ URTA

Guri te muri, vajza te burri.

Beqari rrnon si mret, des si qen.

I maruemi rrnon si qen, des si mret.

Ai qi s'do nānė e babė, ka me gjetė belįnė.

Babėn e mirė neroje, babėn e keq duroje.

Ku nigjohet plaku, pėrparon konaku.

Ku āsht mjeshtria, s'ka vend vorfnia.

Gruen kudo qi ta ēposh, s'i del gjak por inad.

Gruen nigioje kah flet, por gjā mos i beso.

*Marrė prej Martin Kolė Pjetrushi Dedvukaj, Shkrķpe vótret - fjalė tė urta, Tuz 2004