Rėndėsia e “Mesharit” tė Gjon Buzukut

Shkruan Gjon Keka, Prishtinė

Vepra e Gjon Buzukut, si vepra e parė e plotė shqipe dhe libri i parė shqip i botuar qė njohim deri tani, ka rėndėsi tė veēantė pėr historinė e shkrimit tė letėrsisė shqipe dhe sidomos pėr gjuhėsinė tonė.
Ajo na i bėn tė njohura pėrpjekjet e para mė tė rėndėsishme tė lėvrimit tė shqipes si gjuhė e shkruar, nė njė periudhė shumė tė rėndė tė historisė sė popullit tonė dhe na jep njė material tė pasur pėr studimin e shqipes sė shekullit XVI, tė historisė sė brendshme tė gjuhės sonė, tė historisė sė gjuhės sė shkruar. Ky monument i shqipes mesjetare, i ruajtur vetėm nė njė ekzemplar, mbeti pėr njė kohė tė gjatė i njohur nga njė numėr shumė i kufizuar specialistėsh. Nė regjimet obskurantiste tė sė kaluarės, qė nuk i jepnin asnjė pėrkrahje tė vėrtetė studimit tė gjuhės e tė traditave tona kulturore, nuk u bė gjė as pėr njė botim tėrėsor e aq mė pak shkencor tė librit tė parė shqip.
Vetėm pas vitit 1944, u krijuan kushte pėr njė veprimtari shkencore tė organizuar e sistematike nė tė gjitha fushat. Pėrfundime me rėndėsi janė arritur sidomos nė ndriēimin e historisė sė brendshme tė shqipes. Teksti paraqitet i riprodhuar nė fototip, nė transliterim dhe nė transkribim fonetik pėr tė siguruar pėrdorim shkencor sa mė tė drejtė dhe njė lexim sa mė tė lehtė tė tij. Tė tria kėto pjesė plotėsojnė njėra-tjetrėn: transliterimi paraqet njė shkallė tė pėrpunuar tė fototipisė e transkribimit fonetik, njė pėrpunim tė mėtejshėm tė transliterimit.
Nė hyrje janė paraqitur problemet e ndryshme qė shtron kjo vepėr, nė radhė tė parė studimi filologjik e gjuhėsor i saj. Botimi shkencor i kėtij libri, duke sjellė lėndė, vėzhgime e mendime qė ndihmojnė pėr ndriēimin e pėr njohjen mė tė thellė tė mjaftė ēėshtjeve e problemeve tė gjuhės sonė e sidomos tė historisė sė brendshme tė saj, do tė ndihmojė pėr zhvillimin e mėtutjeshėm tė kėrkimeve gjuhėsore nė drejtime tė ndryshme. Njėkohėsisht, me rrugėn e re qė ēel, me metodėn e punės qė ėshtė ndjekur nė pėrgatitjen e tij, ai i jep njė kontribut tė rėndėsishėm filologjisė shqiptare lidhur me botimin shkencor tė monumenteve tė vjetra tė gjuhės e letėrsisė sonė. Ky botim shėrben edhe pėr njohjen sa mė tė thellė tė gjuhės sonė amtare dhe historisė sė saj.

Historia e librit 
Ky libėr, i pari monument i literaturės shqiptare qė njihet deri mė sot, pat rėnė nė mesė tre shekuj e gjysmė nė harresė e qe pėrshkruar nėpėr peripeci tė shumėllojshme, derisa u zbulua pėrfundimisht e u bė prona e botės shkencore.
Peshkopi i Arbėreshėve tė Sicilisė, imzot Pal Skiroi, gjurmues e studiues i teksteve tė vjetra tė shqipes (1866-1941), qė nė vitet e para tė kėtij shekulli iu vu gjurmimit tė kėsaj vepre nė Bibliotekėn e Vatikanit. Gjatė kėsaj vepre i detyrohet kėrkimeve qė u bėnė nė kėtė qendėr studimesh mė 1909.
Gjetja e kėtij libri tė ēmuar nuk qe e rastit, sepse gjurmėt e para tė tij, prelati Italo-Shqiptarė i kishte nė seminarin e Palermos, ku ai nė atė kohė ishte rektor. Gjon Nikollė Kazazi nga Gjakova, njė nga shkrimtarėt e hershėm tė Veriut, duke u ndodhur mė 1740 nė Romė, pa me habi kėtė libėr, dhe e mori e kopjoi njė pjesė ku bėhet fjalė pėr ritualin e unazės e tė martesės, dhe ia dėrgoi nė shenjė nderimi Atė Guzetės, themeluesit tė Seminarit tė Palermos.
Rektorėt e mėparshėm tė kėtij Seminari, Pal Parrino (1710-1765) dhe Sepė Krispi (1781-1859), e patėn nėpėr duar kėtė fragment dhe e pėrmendin nė shkrimet e tyre. Nga fundi i shekullit XVIII, ky libėr, nga Biblioteka e Kolegjit tė Propagandės u dėrgua nė koleksionin e librave orientalė tė Kardinalit Stefan Borgia, deri sa mė nė fund, bashkė me kėto libra, kaloi nė Bibliotekėn e Vatikanit ku gjendet edhe tani, nėnė shėnimin R(accolta) G(enerale) Liturgia, III.194, si i vetmi ekzemplar qė dihet deri mė sot. Pal Skiroi , kreu transliterimin e transkribimin fonetik tė tij dhe e gatiti kėtė punė pėr shtyp, bashkė me njė studim tė veēantė pėr gjuhėn e autorit, duke e krahasuar me gjuhėn e shkrimtarėve tė tjerė tė veriut, si me Pjetėr Budin, i cili pėr sa kohė qė jetoi, nuk mundi ta shihte tė botuar. Ndėrsa mė 1929, Justin Rrota, nxori nė Vatikan tri fotokopje tė librit. Me botimin e disa pjesėve tė zgjedhura tė komentuara tė tekstit, ky studiues i gramatikės dhe literaturės sė vjetėr shqiptare, ka ndihmuar shumė nė pėrhapjen dhe njohjen e kėtij monumenti gjuhėsor.

Pėrshkrimi i librit dhe pėrmbajta e veprės 
Ky libėr ėshtė i formatit 20x14, me faqe dy shtyllash me nga 45 rreshta, lidhur nė lėkur. Shtypi nė pėrgjithėsi ėshtė i qartė, por nė disa vende tė anėve tė radhitjes ka rrėshqitur, dhe kėshtu germat kanė dalė tė shtrembėta dhe tė tkurrura. Vendevende shkrimi ėshtė i vėshtirė pėr t'u lexuar kurse nė ndonjė vend tjetėr shkrimi ėshtė fare i fshirė qė mund tė jetė si pasojė e pamjes sė shtypit nė atė kohė, pėrdorimit tė gjatė apo koha e gjatė prej shkrimit.
Inicialet nė disa vende paraqiten tė pajisura mė ndonjė figurė. Anėve tė faqeve shihen vendevende shkrime me dorė, ku pėrveē ndonjė lutjeje latinisht vihet re edhe ndonjė emėr, ndonjė pėrshėndetje shqip, apo ndonjė provė alfabeti.
Qė nė kohėn qė e pa Kazazi nė Kolegjin e Propagandės, libri kishte arritur nė gjendje mjaftė tė cunguar. Vetė prelati gjakovarė e cilėson atė me fjalėt “Meshari i lashtė shqip krejt i grisur prej vjetėrisė “. Nė gjendjen e parė vepra pėrfshinte 110 fletė ose 220 faqe, ndėrsa sot ka 94 fletė ose 188 faqe. Kanė humbur kėshtu nė rrjedha tė kohės 16 fletė ose 32 faqe. Numėrimin e faqeve, botuesi e ka dhėnė me shifra romake duke shėnuar ēdo herė faqen “recto” tė fletės, ndėrsa faqja “verso” mbetet e pashėnuar .

Pėrmbajtja e veprės
Duke e shikuar pėrmbajtjen e kėtij libri nė lidhje me copat Biblike qė pėrfshihen nė tė, pra duke i grupuar sė bashku e me veēim tė lutjeve, uratėve, antifonave, qė janė thurur me to, kjo pėrmbajtje paraqitet si vijon :
Nga Beslidhja e Vjetėr 
Gjeneza, Jobi, Danieli, Ekzodi
Psalmet, Osea, Levitiku
Libri i Proverbave, Joeli
Numrat, Kėnga e kėngėve
Amoni, Deuteronomia, Urtia
Jona, Mbretėrit Libri II,III, IV
Eklesiastiku, Mikea, Ezdra
Isaia, Zakaria, Ester
Jeremia, Malakia, Baruku
Makabejtė,I.II Ezekieli
Nga Beslidhja e Re :
Mateu, Filipianėt, Marku
Kolosianėt, Luka, 
Selanikasėve,I,II, Gjoni
Timoteu,I,II, Tė Bamet e Apostujve 
Hebrenjėve, Romakėt, Jakobi 
Korintasėve I,II, Pjetėri ,I,II
Galatasit, Gjoni I, Efesianėt 
Apokalipsi i Gjonit
Nga njė krahasim i kėtyre versioneve, vihet re se kėto zakonisht ndryshojnė njėra-tjetra. Kėto ndryshime rrjedhin ose nga njė prirje e natyrshme e autorit pėr ti dhėnė mė variacion librit tė tij, ose siē mendon G.Petrotta, do tė shpjegohen kėshtu: qė pjesa e librit me versionin e parė kishte shkruar nė shtyp kur autori po hartonte versionin e dytė, kėshtu qė ai nuk kishte mundėsi tė shihte se si e kishte shkruar formėn e parė tė tij.
Nga ana tjetėr nė kėtė libėr, ndeshemi me gabime qė rrjedhin prej radhitėsit ose radhitėsve tė shtypshkronjės ku u shtyp ky libėr. Kėtu hyjnė gabimet e shtypit qė janė mjaftė por jo edhe tepėr. Disa herė ka shpėrngulje germash nė fjalė (anagramatizma). Ndėrkaq, kufijtė midis njė gabimi tė shtypit e njė “Lapsus Calami “tė autorit ose edhe njė grafie tė vetėdijshme tė kėtij nuk janė gjithmonė tė prera. Gjithashtu hasen vendevende, nė forma tė reduktuara, historikisht mė tė reja, pėr tė cilat nuk thuhet dot me siguri se janė gabime tė shtypit apo trajta tė pėrdoruara prej autorit.
Gabimet e shtypit, qė pėr njė pjesė tė madhe rrjedhin nga leximi i keq i karaktereve tė dorėshkrimit nga ana e radhitėsve kanė njė rėndėsi tė madhe nė punėn e leximit tė drejtė e tė interpretimit gjuhėsor tė tekstit, qė do tė thotė: para se tė nxjerrim pėrfundime pėr njėrėn apo tjetrėn formė fjale, tė pyesim se mos kemi tė bėjmė me ndonjė gabim shtypi. Gjithashtu ka fakte qė tregojnė se radhitėsit nuk kanė qenė as shqiptarė e as sllavė, por italianė dhe se duke iu referuar apo fakteve sipas tė cilave mė 1483 Sulltan Bajaziti I, II shtypjen e librave nė perandorinė e tij e ndaloi me dėnim me vdekje, pėrforcohet mendimi se ky libėr ėshtė shtypur nė Venedik. Sido qė tė jetė, ēėshtja se kur u shtyp i pari libėr i madh i shqipes, ėshtė me rėndėsi pėr historinė kulturore tė Shqipėrisė nė shekullin XVI. Nga teksti i vetė librit, e pikėrisht nga fjalėt e fundit (pėrse pėrherė ndaj la nuk mundė jeshė), njė gjė del pėr ne me siguri: vendi ku vepronte autori ynė si famullitar, nuk ishte shumė larg nga vendi ku po i shtypej vepra.
Nė qoftė se ky i fundit ishte Venediku, atėherė Buzuku mund tė ketė qenė famullitari i ndonjė kolonie shqiptare nė Veneti. Sidoqoftė vendbanimi i autorit e i hartimit tė librit dhe vendi i shtypjes sė tij mund tė kenė qenė tė ndryshme.
Personaliteti i autorit nė dritėn e veprės
Autori i librit ishte Dom Gjoni i biri i Bdek Buzukut, i cili nga dashuria pėr atdheun e tij, me anėn e kėsaj vepre, deshi me sa mundte, tė afronte sado pak ata qė do ta dėgjonin. Ai e nisi kėtė me 20 mars 1554, dhe e mbaroi me 5 tė Kallėndorit 1555, pa dalė qartė pėr ne, nėse ishte kjo koha e hartimit apo e shtypit apo u kryen kėto dy punė paralelisht. Shumė pak gjėra dihen pėr shkrimtarin dhe jetėn e tij. Ky emėr na del nė Sarajevė ku ka pasur njerėz tė quajtur Buzuk, qė e dinin veten fis shqiptarė e ku mė 1887, provinciali i Franēeskanėve tė Bosnjės ka qenė Andria Buzuku, i cili vetė dėshmonte se tė parėt e tij ishin tė dal prej Shqipėrie.
Njė lokalizim i emrit familjar tė autorit tonė, pas kėrkimeve tė fundit tė Justin Rrotės, u bė i mundur pėr njė kohė rreth katėr breza para tij. Nė Katastrėn Veneciane tė Shkodrės, pėrmendet “Vlada “, e veja e njė farė Gjura Buzuku pėr katundin e Reēit nė breg tė Bunės nė krahinėn e Ulqinit. Nė njė dokument tė 1445, Buzulki del si emėr katundi nė krahinė tė Tivarit, pranė Obotit tė Krruēit. Pastaj ky emėr do tė jetė ndryshuar nė Buzuku, me zėvendėsimin e “ulk” me “uk”. Autori i veprės ishte njė famullitar i thjeshtė i njė komuniteti katolik shqiptar. Gjuha e tij mbete gjithmonė njė gegėrishte veriore disa veēori dialektore vetanake. Nga kjo del qartė se si ai ishte njė bir i Shqipėrisė sė Veriut, por nuk dihet a i pėrket anės perėndimore apo lindore tė kėsaj treve. Nuk ėshtė e pamundur qė vendi i tij i lindjes tė ndodhte nė njė krahinė qė ka mbetur jashtė kufijve tė Shqipėrisė sė sotme.
Justin Rrota mbron tezėn se vendlindja e autorit tė Mesharit duhet tė kėrkohet ndėr krahinat e Krajės e Shestanit. Nga pikėpamja e historisė sė Shqipėrisė, sa i pėrket gjuhės, kemi tė bėjmė me njė gegėrishte tė shekullit XVI.

Rethanat politiko-kishtare qė frymėzuan autorin
Historikisht kjo vepėr nuk duhet shikuar e izoluar nė vetvete, por pėrbrenda njė pamjeje mė tė gjerė. Ajo atėherė nuk do ēmohet ndryshe veē si fryt i njė politike kishtare tė zhvilluar rreth mesit tė shekullit XVI.
Nė njė krahinė periferike, kufitare tė Kishės sė Romės, me njė popullsi katolike-shqiptare e ortodoksesllave, ku antagonizmi fetar ekzistonte prej kohėsh, ndonjė prelatė ose kryetar dioqeze ambicioz e largpamės si Arqipeshkvi i Tivarit, Gjon Bruni (1551-1571), ndėrmori masa tė pėrtėrinte besimin katolik, ta ruante e ta zgjeronte. Momenti psikologjik pėr njė vepėr politiko-kishtare tė kėtij lloji, jo vetėm qė nuk mund tė zgjidhej mė mirė, por vetė rrethanat e reja historike shtynin pėr njė tė tillė ndėrmarrje: ishte koha e Koncilit Tridentin, dhe pikėrisht periudha e intervalit midis dy kuvendeve tė para 1545-1547, 1551-1552 dhe e tė tretit 1562-1563. Me kėtė Koncil, siē dihet, krahas me pėrtrirjen e Kishės Romake, nis lufta e saj kundėr reformimit qė kishte filluar tė depėrtonte edhe nė Gadishullin Ballkanik. Nga ana tjetėr, me pushtimin e kėsaj zone nga osmanėt, kishte filluar kėtu largimi, sidomos i krahinave perėndimore, nga besimi kristian, largim ky qė u shtua nė shekujt e mėvonshėm. Kėto janė afėrsisht rrethanat poltiko-kishtare, brenda tė cilave arsyetohet iniciativa qė mori ky autor nėn shtysėn e ndonjė ipeshkvi ose arqipeshkvi tė Shqipėrisė sė epėrme pėr hartimin e shtypjen e njė teksti liturgjik pėr elementin katolik shqiptar tė kėsaj krahine.
Kėto rrethana janė reflektuar padyshim edhe nė fushėn mendore dhe pėr lulėzimin e tyre, kėtyre u detyrohet literaturė shqiptare e vjetėr. Buzuku pėrbėn pikėnisjen nė kėtė punė, e cila vazhdon pastaj me shkrimtarėt e tjerė nė shekullin XVII dhe XVIII. Gjithashtu, kjo veprimtari letrare lidhet historikisht nė fund tė fundit me efektet e kundėr reformimit nė Evropėn Juglindore dhe tė situatės qė u krijua nė kėto anė nga sundimi osmanė.

Pėrfundim
Qėllimi i Gjon Buzukut ishte pajisja e Kishės Katolike shqiptare me njė libėr qė tė pėrmbushte nevojat e pėrditshme tė shėrbimeve fetare, dhe ngritjen e kulturės sė kleri. Synimi tjetėr ishte edukimi fetar i masės sė besimtarėve nė veshin e tė cilėve do tė arrinte mė nė fund fjala e tij, qoftė pėrmes gojės sė priftit, qoftė me anė tė leximit direkt tė librit. Qėllimi tjetėr ishte zėvendėsimi i gjuhės sė pėrgjithshme tė liturgjisė romake me gjuhėn e vendit. Dihet se pėrdorimi i njė gjuhe nacionale brenda nė liturgjinė e kishės katolike nuk ėshtė njė punė e zakonshme. Buzuku, mė i vjetri autor shqiptar qė njohim, duke u ushqyer te rrėnjėt e kulturės sė atdheut tė tij, pati siē ėshtė e natyrshme, edhe disa ndikime nga jashtė qė janė kryesisht tė kohės e tė vendit. Megjithėse ato nuk mundėn tė ndryshonin qenėsisht veprėn e tij, pėrsėri u dukėn nė disa anė tė formimit tė tij si shkrimtar, nė trajtėn e jashtme tė librit, nė karakteret e shtypit dhe zbatimin fonik tė tyre. Nė vend qė tė gjykohet autori e libri i tij nė mėnyrė tė njėanshme nga caqet e kohės sė sotme, duhet pasur gjithmonė parasysh qė Buzuku, ka qenė njė bir i Shqipėrisė, i pari autor shqiptar, gjatė periudhės sė mbarimit tė Mesjetės dhe fillimit tė Renesancės si dhe i rrethanave nė tė cilat u formua.